Politike

PD thirrje qytetarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur, kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë!

VIDEO
Partia Demokratike e Shqipërisë i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.
Featured image of article: PD thirrje qytetarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur, kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë! Zedhenesja e PD, Floriana Garo

TIRANË– Partia Demokratike e Shqipërisë i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.

Zedhënësja e PD, Floriana Garo, pëmes një deklarate për shtyp ka falenderuar të gjithë qytetarët që sot do të marrin pjesë në votime. 


DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS , FLORIANA GAEO

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar.
Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.
Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë


LAJMI KRYESOR:SHQIPËRIA VOTON/ 3.6 mln shqiptarë “vulosin” 2021! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen për NDRYSHIMIN e madh, probleme me identifikimin elektronik (ZHVILLIMET)

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment