Politike

PD reagon kundër Ramës: Prano propozimet e opozitës dhe zgjidh hallet e qytetarëve

Bardhi shkruan se kryeministri duhet të pranojë menjëherë propozimet e opozitës dhe tu vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve me para në dorë.
Featured image of article: PD reagon kundër Ramës: Prano propozimet e opozitës dhe zgjidh hallet e qytetarëve Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Ramës ku tregoi masat e reja kundër COVID-19. Bardhi shkruan se kryeministri duhet të pranojë menjëherë propozimet e opozitës dhe tu vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve me para në dorë.

“Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe. Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!”, shkruan Bardhi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment