SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Partia Demokratike ka vijuar denoncimet për falsifikim të rezultateve në zgjedhje për Bashkinë Elbasan. Në një reagim nga selia blu, Oriola Pampuri u shpreh se është thelluar skandali për rezultatin e votimeve në Elbasan.
Sipas saj, KQZ ka publikuar dokumentin e falsifikuar nga Taulant Balla, dhe publikoi dhe një video ku shihet ora e publikimit të statusit nga Balla dhe kur KQZ bëri ndryshimet në rezultat.
“Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ-ja publikoi dje një dokument tjetër me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave te kandidatit socialist mbi fletët e gjendura në kuti. Mediat e morën këtë informacion nga Taulant Balla, i cili publikoi i pari në facebookun e tij linkun e KQZ-së me të dhënat e ndryshuara për Elbasanin”, u shpreh ish-deputetja.
DEKLARATA E PLOTË
Komisioni Qendror i Vjedhjeve po tenton të mbulojë me heshtje skandalin më të madh të ndodhur ndonjëherë në këtë institucion: fabrikimin e të dhënave zyrtare për t’i shërbyer propagandës së Edi Ramës për 30 Qershorin.
Sot do të faktojmë me prova të pakundërshtueshme skemën e denoncuar më parë nga Partia Demokratike se pjesëmarrja dhe rezultatet e votimeve të paligjshme të 30 Qershorit paracaktohen nga Edi Rama dhe më pas publikohen nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Skandali i 3 mijë votave më shumë të kandidatit në Elbasan sesa u gjendën fletë votimi në kuti, e provon këtë.
Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ-ja publikoi dje një dokument tjetër me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave te kandidatit socialist mbi fletët e gjendura në kuti. Mediat e morën këtë informacion nga Taulant Balla, i cili publikoi i pari në facebookun e tij linkun e KQZ-së me të dhënat e ndryshuara për Elbasanin.
Në fakt, ajo që ka ndodhur në të vërtetë, është që ky dokument i fallsifikuar është prodhuar fillimisht nga Taulant Balla dhe më pas është hedhur në faqen e KQZ-së, duke e faktuar atë jo si një institucion në shërbim të votës së qytetarëve, por në shërbim të matematikës hajdute të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Më konkretisht, facebook-u i Taulant Ballës dhe faqja e KQZ-së na ndihmojnë për të bërë transparencë për shpërdorimin e detyrës nga KQZ dhe fallsfikimin e dokumentave nga Taulant Balla për të mashtruar qytetarët.
Taulant Balla publikoi dokumentin e fallsfikuar për Elbasanin dje në orën 11.58 minuta në përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të mohuar skandalin e 3 mijë votave.
Ky dokument, deri atëherë nuk ekzistonte në KQZ, por 16 minuta më vone, në orën 12.14, fallsfikimi u publikua në ëebsite-n e KQZ-së, në të njëjtin vend me dokumentin e mëparshëm të 3 mijë votave më shumë për kandidatin, sesa fletë të gjendura në kuti.
Rrethi mbyllet aty ku nisi. Në 12.35, siç tregon facebook-u, Taulant Balla e veshi mashtrimin me linkun zyrtar të KQZ-se, të cilin e kishte prodhuar vetë.
Ky është një rast skandaloz që e vendos KQZ-në në pozitën e një fasoni, që punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij.
Taulant Balla është përfshirë në listën e personave që kanë kryer krim zgjedhor dhe bashkë me, Denar Bibën dhe kamikazë të tjerë do të paditen për shpërdorim detyre, fallsfikim dhe manipulim të votës.
Ajo që na takon ne, shqiptarëve që refuzuam maskaradën e Edi Ramës më 30 Qershor, është vazhdimi i betejës deri në largimin e tij. Pjesëmarrja sa më e madhe në protestën e nesërme në orën 20.00 është përgjigja më e mirë kundër regjimit më të korruptuar dhe më të kriminalizuar në Europë!
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reguar ndaj sulmit që i është bërë gazetarit Fatos Lubonja, duke e quajtur një sulm të frym...
TIRANË- Gazetari Sokol Balla dhe Presidenti Ilir Meta ditët e fundit kanë pasur një përplajse me njëri-tjetrin. Ishte një pyetje në konferencën e fundit, q...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Fatos Lobonja. Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shpre...
TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit...
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të investojë rrogën e saj për ndërtimin e shkollës “Shejnaze Juka”, e cila u përdor si KZAZ në Shkodër,...
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin vandal ndaj Fatos Lubonjës. Ai është shprehur se ashpërson dhunën ndaj tij dhe akuzon kryeminis...
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku sipas tij tregon një parcelë me kanabis të mbjellë në Zall Herr në rrethinat shumë pranë Ti...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës, e cila të zhvillohet mbrëmjen e nesërme në...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës, e cila do të zhvillohet në Tiranë në orë 20:00. Rama ka publikuar në Facebook me n...
Tiranë– Presidenti Ilir Meta sot i ka kushtuar shumë kohë Facebook pasi kanë qenë të njëpasnjëshme reagimet e tij.Së fundmi ai ka publikuar një foto-montazh, ku...