Politike

PD publikon videon: Si kanë vepruar bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve, Balluku dhe këshilltarja legalizuan banesa në këmbim të votave

VIDEO
Sipas PD-së ata numra janë të ministers Belinda Balluku dhe të stafit të saj që kanë ekzekutuar prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.
Featured image of article: PD publikon videon: Si kanë vepruar bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve, Balluku dhe këshilltarja legalizuan banesa në këmbim të votave Foto nga video

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video përmes të cilës kërkon të denoncoj manovrat e maxhorancës për të blerë vota. Në një status në rrjetet sociale, PD-ja ka publikuar vieon ku shihen disa mesazhe.

Sipas PD-së ata numra janë të ministers Belinda Balluku dhe të stafit të saj që kanë ekzekutuar prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

“Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi,”– shkruan PD.

Edhe mëngjesin e sotëm, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar të njëjtën mënyrë për blerjen e votave gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “PD publikon videon: Si kanë vepruar bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve, Balluku dhe këshilltarja legalizuan banesa në këmbim të votave

  1. Debate, analiza, opininione, sharje, akuza, kacafytje, hamendje etc…..etc per arsyet e humbjes se zgjedhjeve nga opozita. Per opinionin tim fati i zgjedhjeve dhe rezultati i tyre ishte vendosur tek ambasada amerikane, 4 muaj me pare se te beheshin zgjedhjet, qe kur Znj. Yuri Kim deklaroi se Edi Rama i kishte premtuar se do bente qeveri pa Tom Doshin. Prandaj per te qetesuar te gjithe neve qe jemi te revoltuar, te zhgenjyer, te pashprese, te vjedhur, te perdhunuar, ne qe ende besojme tek demokracia tek vota e lire, dhe qe po hame kokat e njeri tjetrit propozoj qe: televizionet opozitare te bejne nje spot me deklaraten e Yuri Kim dhe analistet e gazetaret e pavarur t’a permendin si argument te pare kete deklarate ne analizen e tyre per shkaqet e humbjes se zgjedhjeve. Dhe ne kete menyre ne te merziturit, te revoltuarit do kuptojme c’ka ndodhur dhe do gjejme pak paqe.

Shto Koment