
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një video, që sipas tregon se kryeministri Edi Rama është futur në karantinë mendore.
Përmes një statusi në Facebook, PD-ja shkruan se Rama po bëhet gazi I botës, pasi nuk shikon nga bota e tij virtuale Shqipërinë me sytë e të varfërve.
“Rama, në karantinë mendore, po bëhet gazi i botës. Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore. Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës. Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill,”- shkruhet krah videos.
(f.m/dosja.al)