Politike

PD pas vizitës së Ramës në Thumanë: Shkoi në vendin e krimit, është përgjegjës për jetët  e humbura

Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se Kryeministri ka shkuar sot në vendin e krimit dhe ka bërë spektakël të shëmtuar.
Featured image of article: PD pas vizitës së Ramës në Thumanë: Shkoi në vendin e krimit, është përgjegjës për jetët  e humbura Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vizitës së Edi Ramës në Thumanë. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se Kryeministri ka shkuar sot në vendin e krimit dhe ka bërë spektakël të shëmtuar.

Sipas tij edhe pse kanë kalaur 3 javë nga tërmeti kreu i qeverisë hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, pasi banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit dhe pse këto gidina ishin shpallur të pabanueshme.

“Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale. Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm.  Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.  Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.  Prokuroria duhet të veprojë menjëherë! #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Edi Rama sot ka qenë në Thumanë ku ka vizituar familjet e prekura nga tërmeti dhe u ka premtuar se problemi do të zgjidhet shumë shpejt.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment