LIVE UPDATES
Politike

Pandemia e Covid-19, Vokshi: Nxorri në pah dështimin e Edi Ramës në lidhje me arsimin, vdiqën të paktën 13 mjekë

18 Dhjetor 2020, 13:15 Nga DOSJA
Pandemia e Covid-19, Vokshi: Nxorri në pah dështimin e Edi Ramës

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për paaftësi në menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi shkruan se për shkak të dështimit të Edi Ramës dhe braktisjes së arsimit, mbi 425 mijë nxënës mësuan në një sistem të dobësuar arsimor, mbi 34 mijë mësues u keqpërdorën me mësimin me 2,3 dhe 4 turne, pa u shpërblyer siç duhet.

Vokshi shton gjithashtu se vetëm nga informacionet e bëra publike, janë të paktën 13 mësues të ndarë nga jeta për shkak të Covid-it dhe se Rama ka dhënë zeri lekë për përballimin e krizës dhe Covid-19.


Denoncimi i plotë nga PD: Pandemia e Covid-19 ka nxjerr në pah dështimin e Edi Ramës në lidhje me arsimin. Për pak ditë, nxënësit mbyllin një semestër të vështirë. Askush nuk mund të thotë se ky ishte një vit shkollor që nisi mirë. Pandemia nxori në pah dështimin e Edi Ramës me arsimin në këto 7 vjet. Këto tre muaj të rihapjes së shkollave kemi sjellë me qindra dëshmi të përkeqësimit të kushteve në shkolla nga mësues, nxënës dhe prindër. Për shkak të dështimit të Edi Ramës dhe braktisjes së arsimit, mbi 425 mijë nxënës mësuan në një sistem të dobësuar arsimor, mbi 34 mijë mësues u keqpërdorën me mësimin me 2,3 dhe 4 turne, pa u shpërblyer siç duhet. Dështimi i Edi Ramës për të siguruar kushtet minimale për ruajtjen e shëndetit të mësuesve rezultoi katastrofik. Vetëm nga informacionet e bëra publike, janë të paktën 13 mësues të ndarë nga jeta për shkak të Covid-it. Rihapja e shkollave pas pandemisë nxori në pah se Edi Rama ishte pa asnjë plan për arsimin dhe vazhdoi t’i linte në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit pa shpenzuar asnjë qindarkë për sigurinë e shëndetit të tyre. Zero lekë për të përballuar pandeminë në arsim, sepse zero është shqetësimi i Edi Ramës për shkollat. Zero lekë për mësimin online. Megjithëse kishin 9 muaj në dispozicion për të ndërtuar një platformë online dhe për të siguruar akses në këtë platformë nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit, asgjë nuk ndodhi. Edi Rama dështoi sërish, edhe me mësimin online. Platforma nuk funksionoi asnjë ditë dhe mijëra fëmijë i marrin mësimet akoma me Ëhatsapp dhe zoom. Sipas të dhënave të Bankës Botërore në qytet mbi 60 përqind e familjeve nuk kanë një kompjuter apo lap top, ndërsa në fshat janë mbi 80 përqind e familjeve pa një pajisje që mundëson mësim normal online. Mësuesit ngrenë shqetësimin që, në shumë raste, vetëm 1/3 e nxënësve mund të ndjekin mësimin online. Kjo edhe për shkak të mungesës së internetit, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar internet falas për familjet në nevojë. Për fat të keq, nxënësit nuk po mund të marrin mësim cilësor dhe kjo pranohet hapur si nga mësuesit, ashtu edhe nga prindërit e shqetësuar. Për shkak të një kryeministri të dështuar dhe të paaftë, që nuk e ka prioritet arsimin, në Shqipëri po rritet një brez COVID. Dhe një brez analfabetësh funksionalë, që është rritur me përmasa të rrezikshme, mbi 60%. As mësimi fizik 25-30 minutësh nuk është efikas, as mësimi i alternuar nuk funksionon dhe mësimi online është gati i pamundur, sepse Shqipëria qeveriset nga një kryeministër i dështuar. Partia Demokratike propozoi një plan konkret për të ruajtur cilësinë e arsimit dhe për të siguruar kushte normale për shëndetin gjatë pandemisë. Edi Rama refuzoi ta zbatonte atë plan dhe nuk investoi për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Edi Rama flet shumë dhe punon pak ose aspak. Ai është një kryeministër pa plan për arsimin, pa plan për ruajtjen e jetës dhe shëndetit në shkolla, pa plan për një arsim më të mirë. Dështimi i Edi Ramës me arsimin këto 7 vjet, veçanërisht gjatë pandemisë po u kushton fëmijëve dhe të rinjve të ardhmen. Vendi ynë nuk mund të përballojë dot rritjen e analfabetëve funksionalë, për shkak të paaftësisë së kryeministrit të vendit. Mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre meritojnë një qeveri që punon për ta! Boll më me braktisjen e arsimit! Është koha për ndryshim!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni