Politike

PD publikon video nga 30 qershori: U manipulua numërimi i votave, si e rritën pjesëmarrjen

Për zgjedhjet e 30 qershorit PD denoncon se u manipuluan zgjedhjet nga komisionerët e PS-së, me qëllim për të rritur numrin e pjesëmarrësve.

Tiranë- Oerd Bylykbashi nga selia e blu ka deklaruar se PD ka tashmë prova nga manipulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai ka deklaruar se komisionerët e PS-së kanë shkelje të llojeve të ndryshme, që nga rrija e pjesëmarrjes deri në manipulimin e numërimit të votave.  Ai ka publikuar një sërë të dhënash nga numërimi i votave në qarqe të ndryshme që sipas tij janë bërë manipulime.

 

 

Një shqetësim tjetër i ngritur nga ish-deputeti është edhe mos-nisja e hetimeve nga Prokuroria për këtë çështje.

“Këto janë shkelje të angazhimeve themelore. Në mënyrë të veçantë OSBE-ODIHR ndalet edhe presioni në zgjedhje. Shantazhe deri edhe me largimin nga vendi i punës. tashmë siç thotë edhe raporti zgjedhjeve u ishte dhënë vetëm një mundësi që zgjedhësit kanë qenë te detyruar të marrin pjesë në votime. Votimin e organizoi e vetme qeveria. KQZ ka manipuluar në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrjen në votime. Pjesëmarrja në votime. Në kemi siguruar prova me video, ku rezulton se anëtarët e KQZ-së kanë manipuluar shifrat.

Kemi parë shkelje të llojeve të ndryshme. Siç do të shikoni në këto foto ka pasur fletë votimi pa vula. Janë mbushur fletë votimi nga komisionerët e PS-së. Deri më sot nga Arta Marku nuk ka asnjë hetim të nisur. Nuk është marrë asnjë veprim që të dalin para drejtësisë këta persona. Ne kemi këtu sot edhe procesverbalet e disa KZAZ-ve që kanë nxjerrë numra të manipuluara të rezultateve”, është shprehur Bylykbashki.

Në një pjesë të raportit final të OSBE-ODIHR theksohej se KQZ ka cënuar sigurinë juridike dhe se zgjedhjet ishin problematike. Në të shkruhej se gjatë fushatës elektorale punonjësve të administratës u është bërë presion për vendin e punës. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi. Më herët kryeministri Edi Rama për këtë raport u shpreh se zgjedhjet ishin certifikuar dhe se duhet dialog për Reformën Zgjedhore.

J.V/Dosja.al

Shto Koment