Politike

PD nuk ndal akuzat kundër Xhaçkës/ Gent Strazimiri: Me 10 mijë eurot e vetme të një rruge me helikopter mund të ishin blerë mijëra teste anti-covid

Në një postim në rrjetet sociale Strazimiri, shkruan se kur ministrat kapen në flagrancë, thonë se; nuk është ashtu siç duket’. Demokrati shton se “me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë.”
Featured image of article: PD nuk ndal akuzat kundër Xhaçkës/ Gent Strazimiri: Me 10 mijë eurot e vetme të një rruge me helikopter mund të ishin blerë mijëra teste anti-covid Gent Strazimiri, ish-deputet i PD

TIRANË- Partia demokratike, nuk ndalet duke akuzuar Ministren Olta Xhaçka. Së fundmi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri iu është bashkuar reagimeve në lidhje me akuzat e opozitës se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përdorur në fushatë elektorale helikopterin e FA-ve.

Në një postim në rrjetet sociale Strazimiri, shkruan se kur ministrat kapen në flagrancë, thonë se; nuk është ashtu siç duket’. Demokrati shton se “me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë.”

REAGIMI I STRAZIMIRIT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më në fund, Olta Xhaçka u detyrua të pranojë publikisht se e ka përdorur si taksi helikopterin e FA, për të shkuar në Dibër të premten e kaluar.
Por si gjithmonë kur kapen në flagrancë, thonë “nuk është ashtu siç duket”…
“Inspektimi i ujërave të zeza”, nuk ka qenë KURRË “detyrë funksionale e Ministrit të Mbrojtjes”, as në Shqipëri,
*as në vendet NATO *madje as në Afrikë! Helikopterin-taksi të Forcës Ajrore, ndryshe nga ç’thotë zëvendës-xhaçku, e siç e shkruan vetë xhaçka, po e përdorin për “Shqipëria që duam” dhe “Mati që duam”, dhe as njëra e as tjetra nuk hyjnë në “detyrat funksionale të Ministrit të Mbrojtjes”, por janë slogane elektorale të “Rilindjes”! Me 10 mijë eurot e vetëm një rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë… Por jo! Këta thjesht nuk duan t’ia dinë nëse jetoni a vdisni… njësoj si në 1980…

Më 24 nëntor në një deklaratë për mediat, Vokshi përsëriti akuzat e ngritura më parë nga Xhemal Gjunkshi për përdorimin e helikopterëve nga Xhaçka. Pas këtyre akuzave reagoi dhe vetë Xhaçka, e cila në një reagim zyrtar Ministria e Mbrojtjes shkruan se këto janë inskenime të ulëta dhe histori alla ‘Babaleje’ të inskenuara nga një ish-ushtarak i diskredituar, pasi helikopterët e FA-së, absolutisht nuk mund të përdoren për arsye fushate.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment