Politike

PD publikon pamjet e ish-shtëpisë së kulturës së Baldushkut: Janë investuar 40 milionë euro për rikonstruksion, brenda ka mullar me bar

Këlliçi shprehet se Tirana ka në krye një mashtrues, që bën vetëm fasadë e propagandë.
Featured image of article: PD publikon pamjet e ish-shtëpisë së kulturës së Baldushkut: Janë investuar 40 milionë euro për rikonstruksion, brenda ka mullar me bar Belind Kellciku

TIRANE– Partia Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me 40 milionë lekë nga bashkia e Tiranës që sipas tyre janë përdorur për një mashtrim propagandë.

Belind Këlliçi shkoi sot në Baldushk të Tiranës dhe solli prej atje pamjet e godinës e cila është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut ku brenda saj ka mullar me bar. Këlliçi tregon pamjet e godinës e  zbulon se në të janë investuar 40 milionë euro për rikonstruksion.

Këlliçi shprehet më tej se: Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje. Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI
Sot jemi në Njësin Administrative Baldushk. Kemi ardhur këtu ku vetëm para 4 muajsh është bërë një investim dhe inagurim nga kryemashtruesi i Tiranës me vlerën 530 milionë lekë. Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie. Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasad të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne. Këtë ju ka shitur kryemashtruesi në muajin qershor të këtij viti, në mes të pandemisë, në mes të krizës ekonomike si një histori suksesi. Ju ka treguar pamjet fantastike, ju ka ardhur këtu me dhjetra gazetar, me kameraman, me fotograf dhe ka prodhuar video nga më të bukurat. Po ne sot në fakt kemi ardhur pët t’iu treguar realitetin. Kemi ardhur për t’u treguar se si kryemashtruesi i Tiranës tallet me ju, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona. Shiheni këtë godinë. Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani. Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës. Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut. Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje. Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër. Të lutem shiheni pak godinën këtu se sa e bukur duket, shiheni inagurimin që ka bërë kryemashtruesi, dhe vetëm sapo këndi thyhet shohim anën tjetër të godinës dhe realitetin. Dhe ky është realiteti. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë qytetarëve të Tiranës. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë taksapaguesve të Tiranës.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment