Politike

PD mori më shumë mandate se PS në Lezhë, demokratët festë të ‘çmendur’, marrin njëri-tjetrin në krahë dhe lagen me shampanjë

Simpatizanë të shumtë të Partisë Demokratike janë mbledhur para një shkolle ku janë mbajtur zgjedhjet dhe kanë festuar fitoren e tyre, të siguara nga 33,988 vota.

LEZHË- Partia Demokratike arriti të sigurojë katër mandate nga 7 që ishin në Lezhë, dhe tashmë ka filluar ‘festa’.

Simpatizanë të shumtë të Partisë Demokratike janë mbledhur para një shkolle ku janë mbajtur zgjedhjet dhe kanë festuar fitoren e tyre, të siguara nga 33,988 vota. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shihen duke marrë njëri tjetrin në krahë, duke u lagur me shampanje, madje duke ndezur dhjetra fishekzjarre në oborr duke e mbuluar vendin në tym.

Për më shumë, ndiqni pamjet: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në qarkun Lezhë PD ka siguruar 4 dhe PS 3 mandate.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment