Politike

PD i përgjigjet Ramës, Teliti: U ofron shqiptarëve udhëtime virtuale, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D

Ish- deputeti i Partisë demokratike Dorjan Teliti në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri i Shqipërisë po gënjen shqiptarët duke u ofruar atyre udhëtime virtuale.
Featured image of article: PD i përgjigjet Ramës, Teliti: U ofron shqiptarëve udhëtime virtuale, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D Edi Rama dhe Dorian Teliti

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur Ramës pasi ai ka publikuar disa pamje të aeroportit të Kukësit. Ish- deputeti i Partisë demokratike Dorjan Teliti në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri i Shqipërisë po gënjen shqiptarët duke u ofruar atyre udhëtime virtuale. Ndër të tjera Teliti thotë se në Kukës nuk është bërë asnjë investim dhe video që ka publikuar Rama është vëtëm paraqitje në 3D.

Postimi i Plotë i Dorjan Telitit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë. E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen. I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment