Politike

PD i përgjigjet Ramës: Të babzitur janë qeveritarët e korruptuar, anulo koncensionet 120 mln €

Paloka shkruan se 10 oligarkët e Ramës me 120 milionë euro janë të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë.
Featured image of article: PD i përgjigjet Ramës: Të babzitur janë qeveritarët e korruptuar, anulo koncensionet 120 mln € Edi Rama dhe Edi Paloka

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Edi Paloka, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, për Aktin Normativ për ndalimin e pagesës së qirave gjatë periudhës së epidemisë.

Paloka në një reagim në Facebook, shkruan se 10 oligarkët e Ramës me 120 milionë euro janë të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë. Ai më tej shton se qeveria duhet të anulojë koncensionet dhe se të babzitur janë qeveritarët e korruptuar dhe jo pronarët që mbijetojnë më të ardhurat që sigurojnë nga qiraja.

Të vetmit që gëzojnë në këtë krizë dhe nuk janë në luftë janë 10 koncesionarët e Edi Ramës, që nuk u preket asnjë qindarkë. Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milion euro! Qeveritarët e korruptuar dhe oligarkët janë të babëzitur, jo pronarët, që mbijetojnë me të ardhurat e siguruara nga qiraja!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Paloka

Shtyrja e qirave nuk është zgjidhje. Qiratë duhet të subvencionohen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë. Pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët. Vetëm Edi Rama nuk e kupton këtë, sepse i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve”, shkruan Paloka.

Rama më herët ka deklaruar se nuk do ketë falje të qirave, por vetëm shtyrje të pagesës. Po ashtu kryeministrii i quajt të babzitur ata pronarë që kërkojnë qiranë në këtë kohë krize.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment