Politike

VIDEO/ PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Gjiknurit, Bardhi: I tmerruar nga rotacioni!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili i bëri thirrje kryedemokratit Lulzim Basha, të heqë dorë nga akuzat për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Sipas Bardhit, Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe e ka hallin vetëm te oligarkët që e sollën në pushtet.
Featured image of article: VIDEO/ PD i përgjigjet Ramës me fjalët e Gjiknurit, Bardhi: I tmerruar nga rotacioni!

TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë, nëpërmjet një postimi në Tëitter i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha, që të ndalojë akuzat për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit nga Partia Socialiste.

Bardhi ka publikuar deklaratat e të përfaqësuesit të PS në Këshillin Politik , Damian Gjiknuri, i cili ka dalë kundër hapjes së listave, duke thënë se nëse bëhet një gjë e tillë, në Kuvend do të futen presona problematikë. si dhe do të shpërbëhet Kushtetuta. Më tej Bardhi ka shtuar, se kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga zgjedhjet dhe e ka hallin tek oligarkët që e sollën në pushtet.

Reagimi i Gazment Bardhit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin.

Kjo replikë vjen pak orë pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama kryedemokratit, Lulzim Basha, për të ndalur akuzat për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit nga PS. Më tej ai tha se PD mori çfarë deshi nga marrëveshja, por nuk mund të marrë peng Kuvendin.

Këto replika vijnë një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment