Politike

PD i përgjigjet Ballës: Videomontazhet nuk ju shpëtojnë nga faktet dhe përgjegjësitë për rrënimin e ekonomisë

VIDEO
Zëdhënësja e PD-së, Ina zhupa, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se videoja e Taulant Ballës ku shihej qytetari duke i thënë Bashës së nuk paguan asnjë taskë, është video-montazh. Zhupa ndër të tjera thotë se vërteta është e qartë dhe sipas saj propaganda nuk i mbulon dot faktet. 
Featured image of article: PD i përgjigjet Ballës: Videomontazhet nuk ju shpëtojnë nga faktet dhe përgjegjësitë për rrënimin e ekonomisë

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pasi ky i fundit tha që Lulzim Basha është gënjeshtar sepse biznesi i vogël nuk paguan taksa. 

Zëdhënësja e PD-së, Ina zhupa, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se videoja e Taulant Ballës ku shihej qytetari duke i thënë Bashës së nuk paguan asnjë taskë, është video-montazh. Zhupa ndër të tjera thotë se vërteta është e qartë dhe sipas saj propaganda nuk i mbulon dot faktet. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Riciklimi i shpifjeve mbetet angazhimi kryesor i Rilindjes. Sikundër videomontazhet nuk e fshehin dot vjedhjen dhe abuzimin me lekët e shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e me shumë.E vërteta dhe faktet janë kokëforta dhe propaganda nga sendiljet e toyota yaris nuk i mbulon dot. Dëgjojeni të plotë se sa taksa paguan sot biznesi i vogël, sesi po i çon drejt rrënimit dhe falimentimit kjo qeveri qytetarët dhe biznesin.”- shkruan Zhupa krahas videos ku qytetarët i  tregojnë Bashë vlerën e taksave që paguajnë çdo vit. 

(A.K.dosja.al)

Shto Koment