Politike

PD i ndjek hap pas hapi, PS dhe Rama shpall fitoren: Rivalët të mos e vonojnë procesin

VIDEO
Bora Muzhaqi ka shpallur fitoren, duke shtuar se gjithçka ishte e qartë, edhe pse Partia Demokratike dhe LSI janë në rritje dhe e ndjekin hap pas hapi.
Featured image of article: PD i ndjek hap pas hapi, PS dhe Rama shpall fitoren: Rivalët të mos e vonojnë procesin

TIRANË– Zëdhënësja e fushatës, Bora Muzhaqi i ka bërë apel kundërshtarëve politikë që të mos e vonojnë procesin e numërimit për të bërë me dije sa më parë vendimin e sovranit.

Në një konferencë për shtyp, Muzhaqi ka shpallur fitoren, duke shtuar se gjithçka ishte e qartë, edhe pse Partia Demokratike dhe LSI janë në rritje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


I bëjmë apel rivalëve tanë që të mos e vonojnë procesin. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin. Ishte ndeshje e rëndësishme. Partitë kanë detyrën të shërbejnë pa humbur asnjë minut. Shqipëria ka fituar. Festë demokratike që nuk duhet prishur. Në emër të PS dhe kryetarit falenderoj të gjithë numëruesit. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është shumë e qartë tanimë. Por fitorja e Shqipërisë duhet vendosur me angazhim të përbashkët,”-tha ajo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment