Politike

PD e akuzoi se fshehu krimin në Greqi, kryebashkiaku i Mallakastrës nxjerr ‘faturat’: Atë kohë isha mësues, s’kam epitetin e hajdutit si disa eksponetë demokratë

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili pretendon se nuk është arrestuar se është ndaluar ndonjëherë nga Policia e shtetit fqinj dhe se për këtë ka prova.
Featured image of article: PD e akuzoi se fshehu krimin në Greqi, kryebashkiaku i Mallakastrës nxjerr ‘faturat’: Atë kohë isha mësues, s’kam epitetin e hajdutit si disa eksponetë demokratë Qerim Ismaili

MALLAKASTËR– Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili u është përgjigjur sërish akuzave të Partisë Demokratike se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi. 

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Ismaili pretendon se nuk është arrestuar se është ndaluar ndonjëherë nga Policia e shtetit fqinj dhe se për këtë ka prova. Në datën 25 shkurt 2000, ditë për të cilën PD e akuzon se është dënuar, Ismaili  pretendon se ka qënë mësues në shkollën 8-vjeçare “I.Shehu”, Corrush.

“Të gjithë ata që nuk më njohin (pasi ata që më njohin e dinë mirë), se nuk jam marrë asnjëherë me veprimtari të jashtëligjshme si dhe jam totalisht i qetë në ushtrimin e detyrës që më kanë besuar qytetarët mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit të qënieve njerëzore apo lëndëve narkotike ashtu si mund t’i kenë eksponetë të caktuar të PD-së,”-shkruan ndër të tjera Ismaili.

Postimi i plotë: 

Pershendetje te gjitheve! Do te doja qe nepermjet ketij statusi te ndaja me ju nje prononcim lidhur me deklaratat e bere sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe te kaluaren time:

1- Dua te theksoj se gjithcka kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit eshte e vertete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2- Po ritheksoj dhe njehere se per periudhat qe kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjehere nga policia greke per cfardo arsye ligjore.

3- Lidhur me pyetjen se cfare me kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton nje dite normale pune si mesues ne shkollen 8-vjecare “I.Shehu”, Corrush.

Bashkangjitur list pagesat per kete periudhe. Se fundi per te gjithe ata qe nuk me njohin (pasi ata qe me njohin e dine mire), se nuk jam marre asnjehere me veprimtari te jashteligjshme si dhe jam totalisht i qete ne ushtrimin e detyres qe me kane besuar qytetaret mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit te qenieve njerezore apo lendeve narkotike ashtu si mund ti kene eksponete te caktuar te PD. Ju faleminderit dhe klm.

Partia Demokratike i ka dërguar sot një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000. Ismailaj në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat dhe është shprehur i gatshëm të verifikohej nga Prokuroria. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment