Politike

PD dhe PS në “luftë” për Shkodrën, i veshur me Adidas Meta ha boronica në Bjeshkë: Të shoqërojnë kudo

Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto nga Bjeshkët e Sharrit teksa ha boronica, të mbledhura nga ai vetë në natyrë.
Featured image of article: PD dhe PS në “luftë” për Shkodrën, i veshur me Adidas Meta ha boronica në Bjeshkë: Të shoqërojnë kudo Ilir Meta

KOSOVË– Ndërkohë që në Tiranë “lufta” mes PD dhe PS bëhet çdo ditë e më e fortë, presidenti Ilir Meta duket i relaksuar.

Meta ka postuar një foto nga Bjeshkët e Sharrit teksa ha boronica, të mbledhura nga ai vetë në natyrë.

“Në Bjeshkët e Sharrit, atje ku boronicat të shoqërojnë kudo,”-shkruan kreu i shtetit.

Postimi i plotë: 

 

Vetëm pak më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet që pretendohet se vërtetojnë se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.

Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment