Politike

PD denoncon shpërdorimin e parave të buxhetit: I dhanë Inceneratorit të Tiranës 3.9 milion euro gjatë pandemisë, mund të kishin blerë 260 respiratorë

Partia Demokratike ka denoncuar shpërdorimin e parave të buxhetit të shtetit. Eksperti i Ekonomisë, Dorjan Teliti bën me dije, se qeveria i ka dhënë 3.5 milion euro gjatë pandemisë Inceneratorit të Tiranës, para me të cilat mund të bliheshin 260 respiratorë për të sëmurët me COVID-19
Featured image of article: PD denoncon shpërdorimin e parave të buxhetit: I dhanë Inceneratorit të Tiranës 3.9 milion euro gjatë pandemisë, mund të kishin blerë 260 respiratorë Rama dhe Teliti

TIRANË-Partia Demokratike, nëpërmjet ekspertit të Ekonomisë, Dorjan Teliti, ka vijuar me denoncimet për shpërdorimin e parave të buxhetit të shtetit nga qeveria. Në një postim në Facebook, Teliti shkruan se Inceneratori i Tiranës dje mori 890 mijë euro, ndërsa bën me dije se gjatë gjithë pandemisë, koncesionari ka përfituar plot 3.9 milion euro.

Sipas Telitit, me këto para, mund të bliheshin 260 respiratorë për të sëmurët me COVID-19, ose 12 mijë familje mund të merrnin pagën e luftës. Më tej ai shton, se qeveria mori 1,1 miliardë euro borxhe gjatë pandemisë, por për shqiptarët shkuan vetëm 100 milion euro.

Më tej ai ka theksuar ofertën e PD, nëse vjen në pushtet, plan i cili do të mbështetet në konkurencën e lire dhe të ndershme, vemendje ndaj nevojtarëve dhe klimë pozitive për bizneset, si dhe mbështetje të ekonomisë dhe sektorëve të saj.

Postimi i plotë

Para ka, por keqperdoren.
Para ka, por ndahen me miqte e me oligarket.
Para ka por jemi te vjedhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria nuk “zhgenjen” asnje dite. Me termet apo pa termet, me Covid apo pa Covid, trajtimi preferencial ndaj miqve nuk ndryshon asnjehere. Vetem dje, Inceneratori i Tiranes ka marre pagesen e rradhes nga thesari i shtetit. Vetem dje jane paguar 890mije euro per kete PPP. Gjate 5 muajve te pandemise (nga 10 marsi e deri me sot), ky koncesionar mik i ngushte i qeverise ka marre nga taksat tona plot 3.9 milione euro.

E cfare mund te behej me 3.9 milione euro? Thjesht dy veprime, ose me keto para mund te paguheshin me pagen 40mije lekshe plot 12 mije kryefamiljare qe kane humbur vendin e punes, ose mund te bliheshin 260 respiratore aq te nevojshem per ti bere balle sfides shendetesore.

Sjellje e turpshme e qeverise. Moren 1 miliarde euro borxh gjate pandemise, nderkohe qe per ekonomine dhane vetem 100 milione euro.
Braktisen shendetesine, qytetaret ne nevoje dhe bizneset per te financuar pa nderprerje miqte oligarke. Bolle me. Mjaft me grabitjen dhe varferimin e shqiptareve.

Normaliteti, konkurenca e lire dhe e ndershme, vemendja ndaj nevojtareve dhe klime pozitive per bizneset, mbeshtetje te ekonomise dhe sektoreve te saj, jane sot kolonat kryesore te programit ekonomik te Partise Demokratike dhe Opozites se Bashkuar dhe ne momentin qe do te jemi ne drejtim te puneve ato te te behen realitet.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment