Politike

PD denoncon: Në Bashkinë e Tropojës nuk paraqiten në punë juristi dhe Drejtoresha e Pallatit të Kulturës, Arjola Demiri

Dega e Partise Demokratike Tropojë i bënë thirrje qytetarëve te rrethit Tropojë , mediave audiovizive,organeve ligjë zbatuese të  investigojnë dhe te ndërmarrin masat ligjore  për parandalimin  dhe ndëshkimin e veprimeve të paligjshme.
Featured image of article: PD denoncon: Në Bashkinë e Tropojës nuk paraqiten në punë juristi dhe Drejtoresha e Pallatit të Kulturës, Arjola Demiri bashkia e tropojes

TIRANË– Partia Demokratike kërkon që në Tropojë të nisin investigimet pasi në Bashki nuk paraqitet në punë juristi Lorent Vukçaj dhe Drejtoresha e Pallatit të Kulturës Arjola Demiri.

‘Dega e Partise Demokratike Tropojë i bënë thirrje qytetarëve te rrethit Tropojë , mediave audiovizive,organeve ligjë zbatuese të  investigojnë dhe te ndërmarrin masat ligjore  për parandalimin  dhe ndëshkimin e veprimeve të paligjshme të rilindasit te emëruar në bashkëpunim me të emëruar të tjerë’- shkruan PD.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Te nderuar bashkëqytetar të Tropojës ju ftoj  te gjithëve të investigoni në bashkine Tropoje çdo dite, orë dhe minutë  dhe jo vetëm një ditë,por jave, muaj me rradhë dhe të vertetoni faktin, nëse paraqiten në punë Juristi i adoptuar i Malsisë Madhe Lorent Vukçaj, si dhe drejtoresha e Pallatit të kultures dhe muzeut Arjola Demiri, tashmë e kllonuar nga Edi Rama. Të nderuar qytetarë pseudo juristi dhe drejtoresha, ‘dhe jo vetëm’, janë te  përkëdhelurit e rilindasit të emëruar me makbethët e tij dhe paguhen me taksat tona pa u paraqitur asnjë ditë në punë. Rilindasi i emëruar ka vetëm një praktikë pune, të veproj në kundërshtim me ligjin, për arsye që tani i dimë të gjithë korrupsionin duke shpërdoruar detyrën. Koha e tij ka mbaruar, po jep prova cdo ditë se kush është ne të vërtetë. Hamendëson se gënjeshtrat e tij do të funksionojnë akoma dhe se qytetarët e Tropojës i besojnë , fakti se sa  i besojnë flet vet me 15% te pjesmarrjes ne pseufovotime. Dega e Partise Demokratike Tropojë i bënë thirrje qytetarëve te rrethit Tropojë , mediave audiovizive,organeve ligjë zbatuese të  investigojnë dhe te ndërmarrin masat ligjore  për parandalimin  dhe ndëshkimin e veprimeve të paligjshme të rilindasit te emëruar në bashkëpunim me të emëruar të tjerë,po në kundërshtim me procedurat ligjore. 25 Prilli po  afron dhe do marrin dënimin e merituar.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment