Politike

“Ka fshehur pasurinë”/ PD-Prokurorisë: Në çfarë faze janë hetimet ndaj Bushatit, a i ka kaluar dosja SPAK?

Në kërkesën zyrtare, PD-ja kërkon të dije se në çfarë faze kanë arritur hetimet ndaj deputetit Bushati dhe nëse dosja për socialistin ka kaluar në duart e SPAK.
Featured image of article: “Ka fshehur pasurinë”/ PD-Prokurorisë: Në çfarë faze janë hetimet ndaj Bushatit, a i ka kaluar dosja SPAK?
Përditësuar:

TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku kërkon të dijë se në çfarë faze janë hetime për deputetin socialist Ervin Bushati, i cili u kallëzua nga selia blu në muajin tetor të vitit 2018 për fshehje të pasurive të paluajtshme. Në kërkesën zyrtare, PD-ja kërkon të dije se në çfarë faze kanë arritur hetimet ndaj deputetit Bushati dhe nëse dosja për socialistin ka kaluar në duart e SPAK.

Për të lexuar kërkesën e plotë, klikoni këtu

Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD-ja sqaronte se sipas tyre, deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Konkretisht, sipas selisë blu, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të mos fillojë procedim penal të këtij kallëzimi, ndërsa në muajin janar të vitit 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke çuar në regjistrimin e procedimit penal për rastin në fjalë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment