Politike

PD ankohet edhe kundër vetes: Identifikimi elektronik dështoi

Sipas PD, kjo pajisje pranonte shenjën e gishtërinjve të personave të tjerë pavarësisht mjetit të identifikimit që ata kishin paraqitur.
Featured image of article: PD ankohet edhe kundër vetes: Identifikimi elektronik dështoi Foto ilustruese

TIRANË– Ankimimi i Partisë Demikratike për 9 qarqe, konfirmon pabesueshmërinë e procesit zgjedhor, ndërsa tenton të argumentojë masakrën elektorale te 25 prillit. Nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë rezultat pas dorezimit të dosjeve me ankesa, pasi precedentët nuk janë optimistë për opozitën.

Si KAS edhe Kolegji Zgjedhor, në vendimet e mëparshme i dhanë leje Erjon Veliajt të bënte inaugurime fushate, ne kundërshtim me Kodin Zgjedhor, edhe pasi Kryekomisioneti Celibashi ia ndaloi.

Gjithsesi ajo që bie më shumë ne sy nga padia,është denoncimi i identifikimit elektronik. PD ngre pretendimin se më 25 Prill, pajisja elektronike e vënë në përdorim për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri, jo vetëm që nuk e penguar votimin më shumë se njëherë por e ka lehtësuar atë. Sipas PD, kjo pajisje pranonte shenjën e gishtërinjve të personave të tjerë pavarësisht mjetit të identifikimit që ata kishin paraqitur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt kjo padi është kundër vetes. Tenderin 25 milionë euro për identifikimin elektronik dhe zbatimin e tij e drejtoi, sipas marrëveshkes së 5 qershorit, zëvendës-komisionerja e zgjedhjeve, e caktuar nga Partia Demokratike. Lealba Pelinku ishte garantuesja e identifikimit elektronik për opozitën.

Dështimi i saj është dështim i vetë PD. Sot PD i ka kërkuar KAS të marrë një vendim kundër procesit që drejtoi vetë dhe që, siç thuhet në padi, paska dështuar.

(Dosja.al)

Shto Koment