Aktualitet

‘Pavlefshmëria absolute’ për borxhin 7 mld lekë nuk i ‘prish punë’, KPK konfimon në detyrë gjyqtaren Blerona Hasa

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit është konfirmuar në detyrë, pavarësisht problemeve me pasurinë dhe 13 denoncimeve.
Featured image of article: ‘Pavlefshmëria absolute’ për borxhin 7 mld lekë nuk i ‘prish punë’, KPK konfimon në detyrë gjyqtaren Blerona Hasa Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Blerona Hasa

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar nw detyrw gjyqtaren, Blerona Hasa.  Gjatës seancës dëgjimore u evidentuan probleme me pasurinë e gjyqtares në lidhje me ndërtimin e një kati banimi dhe papafingo, që zotëron familja e saj në qytetin e Durrësit, për të cilat pati mospërputhje të dhënash.

Hasa ka deklaruar dy kredi të marra në 2007-ën me vlerë 30 mijë euro dhe 10 mijë euro për përfundimin e dy kateve të banesës në Durrës, ndërsa në 2016-ën ka marrë një tjetër kredi me vlerë 59 mijë euro, për shlyerje e dy të parave. Komisioni konstatoi pamundësi për rregullimin dhe arredimin e shtëpisë, por gjyqtarja kundërshtoi bilancet negative.

Gjithashtu DSIK ka depozituar në KPK një raport, ku ka konstatuar papërshtatshmëri, duke ngritur dyshime për “Shpërdorim detyre”. Bëhet fjalë për një tatimpagues që me anë të vendimit të gjykatës ka shmangur 7 miliardë lekë detyrime tatimore. Gjithashtu ndaj gjyqtares ka 13 denoncime, ku denoncuesit pretendojnë se Hasa ka kryer zvarritje të proceseve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blerona Hasa, është pjesë e gjykatës Administrative të Apelit. Ajo ka mbaruar Magjistraturën në vitet 1988-2001 dhe fillimisht ka filluar punë në Gjykatën e Korçës, më pas, në 2011-ën ajo kaloi në Gjykatën e Tiranës dhe prej 2013-ës në Gjykatën Administrative të Apelit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment