Blog

Pavioni Numër Gjashtë

Një mjek në një qytet të vogël provincial të Rusisë së madhe, i përkushtuar në punën e tij me të sëmurët e mendjes. Por mjeku do shokohet kur  zbulon  se burri më inteligjent i qytetit, është një pacient i tij i pavionit nr.6, ose siç e quajmë ne  pavioni nr.17, ose pesë në Tiranë…..
Featured image of article: Pavioni Numër Gjashtë Ilir Gjini

TIRANË- Asnjëherë më parë nuk kam patur kaq shumë kohë për të lexuar, sesa tani. Më shumë brenda se jashtë, takime virtuale, përqafime facebook-u dhe lajme pa fund COVID-i, po na  bëhen më shumë se  monotone….. S’di pse ju ktheva sërish novelës sime të preferuar në rini, “Pavioni numër Gjashte” të Çehovit. Një mjek në një qytet të vogël provincial të Rusisë së madhe, i përkushtuar në punën e tij me të sëmurët e mendjes. Por mjeku do shokohet kur  zbulon  se burri më inteligjent i qytetit, është një pacient i tij i pavionit nr.6, ose siç e quajmë ne  pavioni nr.17, ose pesë në Tiranë…..

A po kthehet bota në një pavion nr.6?

Me një virus nëpër këmbë që ka gjunjëzuar gjithë botën, fjalët spital, ilaç anti-covid, Mjekë, tashmë janë te barazvlefshme me “40 Shenjëtorët”. Edhe më të rinjtë që janë edhe më pak të rrezikuar, tani u kushtojnë më shumë vëmendje këshillave të mjekut se sa këmbëve të bukura të modeleve elegante të instagramit. Një mjek Italian në një status në FB shkruan se rroga e tij është 1500 euro, sa një e mijta e pagës së një futbollisti… Tani le t’ju shpëtojë Ronaldo! U desh një qënie kaq e vogël që nuk ka as DNA po thjesht RNA, që të kuptonin se sa të brishtë jemi dhe sa shumë shpenzojmë për estetikë, antivlera, se sa për vlera reale që aq shumë kemi nevojë sot. Koha ka ngecur.,, në qiell nuk po ngrihen më avionë, trenat e shpejtë kanë dalë nga binarët dhe të gjithë presim Mesian që ka veshur bluzën e mjekut dhe po vjen me një vaksinë shpëtimi në dorë.

Po Shqipëria, apo merr trajtën e një Pavioni Nr.6-të ?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në finalen e novelës, mjeku i Çehonit që sheh te pacienti i tij një mendje të ndritur  që padrejtësisht është mbyllur në pavionin e të çmendurve papritur përfundon…

Ekonomi e brishtë, drejtësi e shtrëmbëruar, pushtet edhe shtet të gjitha në një dorë…  i rrethuar nga puthadorësit e vetë që e kanë kuptuar se vetëm me lepe-peqe mund të bësh karrierë, kryeministri yne shaqet si Muhameti e Mesia bashkë. Skenderbeu ynë, Odiseu ynë që duhet të dyllosë veshët që mos dëgjojë sirenat opozitare, lideri global… janë disa nga diderambet që puthadorësit e vet i veshin. Kësaj orkestre propagande të mirëdirigjuar, i është bashkuar edhe media. Kronikat e televizioneve kombëtare janë të përmbytura me skeçe që i shesin si “lajme”, sa herë lideri ynë hazër-xhevap u përgjiigjet me batuta ndjekësve në FB, apo shpërndan qese me bukë për të vobektit, duke i nxjerrë këta fatkeqë me zë e figurë. Pasi çdo pushtet është në dorë të njëshit, ky i fundit vetëm me një të rënë të lapsit nga FB ndryshon oraret e shtetërrethimit, jep liridalje për gratë, apo ndryshon Kodin Penal pa ju dridhur qerpiku, as nga kushtetuta apo nga opozita kukull parlamentare që ka ngrirë ne pozicion gatitu me kartonin PRO çdo ligji që del nga hyqymeti feisbukor kryeministror. Dhe ja frytet e para po vinjë! Një mjek stomatolg në Fier, u kap duke lëvizur jashtë orarit. Armët e krimit ishin dy bukë që I kishte blerë për prindërit pensionistë, ju sekuestruan në cilësinë e provës. Baxhën e mjekut që u tregoi policëve, këta i thanë të fshinte menderen dhe e plasën në qeli për 72 orë?! Pak a shumë i tillë është edhe fundi I mjekut të Çehovit. Pasi e spiunojnë që vazhdimisht flet me pacientin e tij, vendosin ta mbyllin në çmendinë bashkë me të sëmurët e tij. “Të gjitha dashuritë me kalimin e kohës veniten, vetëm dashuria për pushtet sa vjen e shtohet”. Kështu e shikonte etjen për pushtet filozofi dhe mendimtari J.Mariq.

Po Opozita, apo e luan rolin e vet?Pas publikimeve për pazare votash nga ana e mazhorancës dhe tredhjes së gjyqesorit që as për t’i pyetur, e jo më për t’i marë  të pandehur gjithë aktorët pushtetmbajtës, ajo vendosi ta braktisë parlamentin. Edhe pse ndërkombëtarët që së shumti vedonsin fatet tona, ky aksion nuk u pa me sy të mirë, opozita me denoncimet e saj për abuzimet e shumta të pushtetit fitoi nje besueshmëri në opinionin publik, madje dhe në mediat europiane. Por a mjafton? Sigurisht që jo. Zgjedhjet e ndershme që janë çelësi i artë në demokraci janë cënuar rëndë. Zgjedhjet e fundit ku vetëm një kandidat qe në lojë, sërisht ishin të mbushura me manipulime për të rritur numrin e votave?! Por nëse në denoncimin publik opozita ka qenë edhe më përpara se organet ligjëvënëse, ajo ka shumë punë për të bërë për të bindur edhe votuesit “gri” se do të qeverisi mirë. Kjo është sfida më e madhe e saj. Edhe pse skandalet e rilindjes në pushtet do të rrëzonin çdo qeveri në Evrope, sërish varka e çare rilindase që fut ujë,  vazhdon të pluskojë pasi bashkë me ushtarët e saj ujin po e heqin me kova edhe oligarkët e ngopur nga tenderat pa garë. “Kur i pasuri është kaq i pasur sa mund të blejë lirinë tonë dhe i varfëri është kaq i varfër sa të shesë lirinë e vet, kjo nuk mund të quhet demokraci”… Keshtu e shihte Rusoi shtetin.

Shto Koment