PolitikeVirale

“Patjetër zonja Topalli”/ Rama thumbon Hajdarin, pse iu kujtua ish-kryeparlamentarja sot? (IRONIA PASI I PREU FJALËN)

VIDEO
Rama aprovoi ndërprerjen duke iu drejtuar me fjalët “patjetër zonja Topalli”, duke e krahasuar me ish-kryetaren e Parlamentit, e njohur për ndërprerjen e fjalës herë pas herë në Kuvend, gjatë kohës që PS ishte në opozitë.
Featured image of article: “Patjetër zonja Topalli”/ Rama thumbon Hajdarin, pse iu kujtua ish-kryeparlamentarja sot? (IRONIA PASI I PREU FJALËN) Edi Rama, kryeminister dhe Rudina Hajdari, kryetare e Keshillit

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as sot thumbat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, teksa po fliste në lidhje me ecurinë e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë kohës kur po fliste, ishte kryetarja e Këshillit, Rudina Hajdari, që i ndërpreu fjalën. Në këtë moment, Rama aprovoi ndërprerjen duke iu drejtuar me fjalët “patjetër zonja Topalli”, duke e krahasuar me ish-kryetaren e Parlamentit, e njohur për ndërprerjen e fjalës herë pas herë në Kuvend, gjatë kohës që PS ishte në opozitë.

“Të gjithë ta dinë, se kur vjen puna për integrimin e Shqipërisë, duhet të jemi të gjithë bashkë. Këtu duhet të ishte edhe opozita. Kjo sepse opozita është alternativa e qeverisë. Përpara 11 vitesh ka qenë një qeveri tjetër që e nisi këtë rrugëtim, tani po nisim ne negociatat, ndërsa anëtarësimin, në të ardhmen mund ta bëjë një qeveri tjetër.”,-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

T’i ketë ngjarë Hajdari nga veshja dhe modeli i flokëve? Apo ky ishte thjesht një thumb i lehtë nga ana e Ramës?

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment