Showbiz

“Pati një atak kardiak, fqinji nuk i hapi derën nga frika për COVID-19”/ Ervin Kurti rrëfen ngjarjen e pazakontë që ndodhi në Tiranë

Gazetari Ervin Kurti ka qënë i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” aty ku ka treguar për një ngjarje të pakëndshme që ka dëgjuar me komshinjtë.
Featured image of article: “Pati një atak kardiak, fqinji nuk i hapi derën nga frika për COVID-19”/ Ervin Kurti rrëfen ngjarjen e pazakontë që ndodhi në Tiranë Ervin Kurti

I ftuar në “Ftesë në 5” gazetari Ervin Kurti ka treguar një rast se kur një mikja e tij, banuese ne kryeqytet, ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk mori ndihmë nga asnjë fqinj i saji. Gazetari tha se kur ajo kërkoi ndihmë nga fqinji, ai nuk e hapi derën nga frika e Covid-19.

Se ka ndodhur me një mikeshën time para disa javësh që pati një atak paniku, i ra derës së komshiut në 12 të natës e ai nuk e hapte se kishte frikë nga koronavirusi. Ore hape derën më ndihmo se kam atak paniku”, iu është drejtuar ajo.

Nuk mundem”- ka qënë përgjigjia që komshiu i ka dhënë sipas Kurtit, duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Ervini tregon se kur ka dëgjuar këtë histori nga mikja e tij ka menduar me vete se fqinjtë duhen në ditë të mira dhe të këqija.

Këtë gjë ma tha në telefon pas dy ditësh, e aty mendova që duhet të njihen komshinjtë. Njeriu duhet t’i njohë fqinjtë’, shtoi gazetari.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment