Politike

Pasuritë e konfiskuara të krimit do t’i rishpërndahen shoqërisë, Yuri Kim: Shembull i përsosur!

Duke folur mbi rishpërndarjen në shoqëri të pasurive të konfiskuara, Yuri Kim tha se kjo gjë aktivizon rritjen ekonomike dhe ndihmon viktimat dhe komunitetet e prekura nga krimi i organizuar.
Featured image of article: Pasuritë e konfiskuara të krimit do t’i rishpërndahen shoqërisë, Yuri Kim: Shembull i përsosur! Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, mori sot pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit të Komisionit për Demokraci me temë: “Ripërdorimi Social i Pasurive të Konfiskuara nga Krimi i Organizuar”.

Duke folur mbi rishpërndarjen në shoqëri të pasurive të konfiskuara, Yuri Kim tha se kjo gjë aktivizon rritjen ekonomike dhe ndihmon viktimat dhe komunitetet e prekura nga krimi i organizuar.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, dhe përpjekjet forcojnë rolin e shoqërisë civile në parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut. Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar është një shembull i përsosur se si këto përparësi janë të ndërlidhura dhe mbështesin njëra-tjetrën”.- tha Kim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar siguron një parandalim më efikas të krimit të organizuar, pasi aktivizon rritjen ekonomike dhe dinamika të zhvillimit social përmes pjesëmarrjes shoqërore. Ai merr atë çka derivon nga një ndikim negativ në shoqëri dhe e kthen atë në një pozitiv. Demonstron mundësinë për të shndërruar fitimet e paligjshme në mundësi për të ndihmuar viktimat dhe komunitetet e prekura nga krimi i organizuar, dhe ndërton besimin midis qytetarëve dhe qeverisë. Nuk është e lehtë të angazhohesh në përpjekje të tilla. Ju duhet të jeni i patrembur dhe të guximshëm për të ndërmarrë këtë përpjekje, dhe ne për këtë, ne i pranojmë dhe i përgëzojmë Partnerët Shqipëri – dhe të gjitha ato organizata të shoqërisë civile që janë të angazhuara në veprime të ngjashme që synojnë luftën kundër krimit të organizuar”.- shkoi më tej.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment