LIVE UPDATES
Politike

Pasuria e Evis Kushit/ Apartamente, truall e miliona nga emigracioni, Ministrja “ngel në Veting”

13 Tetor 2020, 15:40 Nga DOSJA

TIRANË- Në një fjalim të mbajtur në Parlament në Prill 2019, deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, aktualisht Ministre e Arsimit, citoi nënsekretarin Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, i cili e cilësoi reformën në drejtësi dhe vetingun si një “element shumë të rëndësishëm për të rritur besimin e qytetarëve tek institucionet…”.

Natyrisht, për Kushin dhe të gjithë kolegët e saj në Parlament, Vetingu është një masë shumë e mirë për të pastruar drejtësinë. Por, askush, as ajo dhe as bashkë-partiakët e saj nuk marrin përsipër që të kryejnë një lloj filtrimi, të njëjtë si gjyqtarët e prokurorët.

Evis Kushi, si shumë kolegë të saj në Parlament e parti, do të ngelnin në procesin e Veting-ut, nëse ata do të përballeshin me të njëjtat sfida si zyrtarët e drejtësisë.

Boldnews.al” ka kryer një analizë mbi të dhënat e pasurisë, të vetëdeklaruara ndër vite nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Duke mbajtur në referencë standartet e aplikuara nga strukturat e rivlerësimit në drejtësi, zonja Kushi, me shumë mundësi, do të ngelte në procesin e Vetingut.

Apartamente e miliona…nga emigracioni

Evis Kushi, një pedagoge në Universitetin e Elbasanit, u zgjodh deputete për herë të parë në vitin 2013. Në qytetin e saj, thuhet se emri i Kushit ishte investim i njeriut më të pushtetshëm nga politikanët e majtë të Elbasanit, ish-kreut të Bashkisë së qytetit, Qazim Sejdini (i njohur edhe si “Lala”).

Menjëherë pas marrjes së mandatit të deputetit, në përmbushje të detyrimit ligjor, Evis Kushi deklaron për herë të parë pasurinë.

Në formularin “Para fillimit të detyrës”, Kushi deklaron se ajo dhe bashkëshorti i saj, Florens Kushi, kanë në pronësi dy apartamente në Elbasan.

Njëri apartament, me sipërfaqe 71 m2 është blerë në vlerën 1.9 milionë lekë të reja. Ndërsa apartamenti i dytë, me sipërfaqe 99.8 m2, është blerë për shifrën e 37.300 eurove, nga të cilat, në atë kohë, ishin paguar 33 mijë euro.

Në të dy rastet, Evis Kushi ka deklaruar si burim për blerjen e apartamenteve të ardhurat e siguruara nga bashkëshorti i saj në emigracion. Për apartamentin e dytë, krahas të ardhurave nga emigracioni, janë shpenzuar edhe disa para nga kursimet familjare.

Po ashtu, në deklaratën fillestare, Evis Kushi deklaron se bashkëshorti i saj është pronar edhe i një toke, me sipërfaqe 500 m2 në Kavajë, të cilën e ka blerë me vlerën 300 mijë lekë (pra, 600 lekë/m2) nga emigracioni.

Njëlloj si për apartamentet, në deklaratën e pasurisë nuk shënohet se kur janë blerë këto asete, megjithëse ka një shënim që bashkëlidhur formularit janë edhe fletë sqaruese (me shumë mundësi, kontratat e shit-blerjes).

Po me burim kryesor emigracionin e bashkëshortit të Kushit, janë siguruar edhe 1 milionë lekë të reja kursime në gjendje cash.

Pikëpyetje mbi burimin

Baza e pasurisë së ministres Kushi, sipas vetëdeklarimeve të saj, janë të ardhurat e bashkëshortit në emigracion.

Bashkëshorti, Florenc Kushi, dikur ka qenë futbollist me klubin e Elbasanit. Sipas kronikës së kohës, ai ka qenë një nga lojtarët që ka ngritur Kupën e Republikës me ekipin e tij, në vitin e largët 1992.

Por, pas karrierës si futbollist, duket se Florenc Kushi ka shkuar emigrant dhe, sipas formularit të pasurisë së bashkëshortes së tij në vitin 2013, nuk duket se i ka ecur keq.

Me të ardhurat e siguruara në emigracion, ai dhe bashkëshortja e tij tashmë janë pronarë të dy apartamenteve, një trualli të blerë me çmim interesant, si edhe kursime në gjendje cash.

Por, nëse i referohemi standarteve të Vetingut, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, do të duhej të justifikonte me burime të ligjshme burimin e pasurive.

Dhe, burim i ligjshëm konsiderohen ato të ardhura, për të cilat ekzistojnë kontrata pune, transferta apo fatura, zyrtare dhe të njohura nga autoritetet shtetërore, si edhe vërtetim për kontributet e derdhura në bazë të pagës.

Këto të dhëna “formale”, por që janë bërë shkak për shkarkimin e shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk gjenden të sqaruara në asnjë prej deklaratave të pasurisë, të dorëzuara nga Evis Kushi pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Rritje progresive e kursimeve

Pas kësaj pasurie “fillestare”, jeta e familjes Kushi ka ecur mbarë, si në aspektin profesional, po ashtu edhe në rritjen e mirëqenies financiare.

Në vitet pasuese, depuetetja Evis Kushi ndaj aktivitetin politik në Parlament me punësimin si pedagoge e njëkohshme në 3 universitete, dy prej të cilëve publike, në Elbasan dhe Durrës.

Ndërkohë, ajo jep mësim edhe në Universitetin Mesdhetar, një sipërmarrje private, ku president është kolegu i saj i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli.

Bashkëshorti i Kushit, një specialist në drejtorinë Arsimore të Elbasanit, emërohet fillimisht përgjegjë sektori në atë strukturë dhe më tej kalon si specialist në Bashkinë e qytetit.

Për një periudhë kohe, ai emërohet Administrator i Klubit të Futbollit “Elbasani”, në kohë që bashkia drejtohej nga Qazim Sejdini.

Gjatë vitit 2019, Florenc Kushi rezulton të jetë i punësuar si specialist pranë Operatorit Rajonal të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Por, paratë në shtëpinë Kushi, prej disa vitesh, vijnë kryesisht nga të ardhurat e deputetes dhe ministres aktuale të Arsimit. Nga viti në vit, familja Kushi ka arritur të kursejë disa miliona lekë dhe, në vitin 2019 hapin një llogari bankare, me shumën 3 milionë lekë të reja.

Marrë nga: boldnews.al

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi pasuria e evis kushit evis kushi pasuria e evis kushit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni