LIVE UPDATES
Editorial

Pastrim me themel

31 Maj 2021, 18:23 Nga DOSJA
Pastrim me themel

Për ne gratë, pastrimi i shtëpisë është një shprehje e njohur dhe shumë familjare të cilën e përdorim shpesh dhe që në fakt edhe pse na sjell lodhje na jep një mundësi për ndryshime, për ndërrimin e vendeve të mobiljeve, luleve, hedhjen poshtë të sendeve të kthyera në plehra e kështu t’i japim shtëpisë një pamje tjetër me më shumë dritë, hapësirë dhe rehati. Për këtë arsye, kur flasim për zgjedhjet apo edhe për reformën në drejtësi mua gjithmonë mendja më shkon tek pastrimi dhe i kam imagjinuar zgjedhjet si entuziazmin e ndryshimit në shtëpi kurse reformën në drejtësi si mundësinë për të hedhur poshtë gjërat që nuk na shërbejnë më dhe janë kthyer në plehra.

Por si për njërën po ashtu edhe për tjetrën realitetet janë shumë larg dëshirave dhe iluzioneve të mia. Vendimet e prera të KAS kundër kërkesave të opozitës, nuk e di pse, më kujtuan dy thënie. E para e Gebelsit kur thoshte: “Njerëzit nuk duan të vërtetën. Duan një shpjegim të shpejtë dhe të thjeshtë se përse nuk janë të lumtur”, dhe e dyta e cila në vitin 1856 u përhap në Nikaragua pas votimeve të 29 qershorit ku William Walker, pasi fitoi zgjedhjet e manipuluara, e shpalli veten president. Në këto zgjedhje kishte fshatra me 300 banorë, ku çuditërisht, në favor të Walker kishin votuar 1500 votues. E në këto kushte në Nikaragua doli shprehja “Edhe qentë e rrugëve kanë votuar për Walker!”. (Po flasim për vitin 1856 sot jemi 165 vjetë më vonë, e tek ne akoma vidhen zgjedhjet).

 Në Shqipëri, kemi shumë raste të manipulimit të zgjedhjeve, të njërit krahë apo të krahut tjetër (asnjëra palë nuk përjashtohet) por, qeverisja e tanishme mban vendin kampion në lidhje me mënyrat e manipulimit dhe sidomos të përdorimit të këtyre manipulimeve si të drejta. Sipas gjykimit tim, politikanëve tani nuk iu pëlqejnë aspak zgjedhjet.
Jam shumë e bindur se ata nuk e mendojnë votën si të drejtën tonë për të vendosur se cilin duam të na qeverisë. Manipulimet elektorale janë bërë si një atavizëm i pandashëm prej zgjedhjeve aq sa ne nuk mund t’i kuptojmë dot më zgjedhjet e pavjedhura. Unë, për shumë vjet, kam votuar bosh. Vota e zbrazët është një votim i trishtuar, por është një e drejtë. Është një votim në të cilin një votues që e do vendin e tij dhe beson në demokraci e gjen veten përpara një flete ku asnjë nga kandidatët nuk e përfaqëson atë, kështu kam qenë unë për shumë e shumë vite me radhë.

Përse kam qenë dhe vazhdojë të jem në këtë situatë? Sepse vit pas viti, katërvjeçar pas katërvjeçari nuk shikoja asnjë qeveri së cilës të mos i pëlqenin fuqitë e plota legjislative. Unë gjithmonë kisha konsideruar dhe vazhdoj të konsideroj se për një parti në qeverisje ka fuqi të domosdoshme, fuqi të virtytshme dhe asnjë fuqi tjetër. “Pastrimi i shtëpisë” me anë të zgjedhjeve gjithmonë ka qenë dhe syresh duket se do të vazhdojë të jetë, thjesht një pastrim sipërfaqësor ndërkohë që plehrat i fusim poshtë tapetit duke u mjaftuar me atë që shtëpia të duket e bukur nga jashtë.

E njëjtë është situata edhe me reformën në drejtësi. Rasti i kryetares së gjykatës së Elbasanit më kujtoi se, kur reforma në drejtësi na u paraqit si akti që do të në pastronte shtëpinë nga themeli, imagjinuam se të gjitha shenjat e korrupsionit në këtë sistem do të zhdukeshin dhe në drejtësi do të ngleshin vetëm orenditë tona të pastra të cilat do të na krijonin hapësirë dhe dritë. Ne me naivitetin e qytetarit që do patjetër të besoj se më në fund do të ndodh diçka e mirë, kërkuam të besonim se në drejtësi pas reformës do të ngeleshin gjyqëtarë e prokurorë me moral, besnik dhe adhurues të ligjit, pra më në fund, ne naivët e pagdhendur, menduam se në shtëpinë tonë të pastër do të hynte edhe drita.

Me naivitetin tonë, kërkuam të besonim vendosmërisht se po fillonte një epokë e artë por që në fakt nuk doli asgjë tjetër përveçse një makth më shumë. Nga sistemi i drejtësisë u hoqën shumë profesionistë dhe njerëz të devotshëm ndaj ligjit dhe u lanë në detyrë gjyqëtarë e prokurorë të korruptuar, për të na e bërë sa më real makthin e planifikuar. Në vend që të pastronim shtëpinë, sistemi ynë gjyqësor, u mbush dhe vazhdon të mbushet me plehra të neveritshme të cilat na bëjnë karshillik si kryetarja e gjykatës së Elbasanit e cila e ka përplasur çdo ditë në fytyrat tona, luksin e saj të shfrenuar.

Shtëpia jonë vazhdon të mbetet e papastruar, plehrat po na mbysin me erën dhe praninë e tyre aty ku flemë, ku hamë e ku rrimë me fëmijët tanë, smogu, i korrupsionit dhe vjedhjes me ligj, po na merr frymën dalëngadalë dhe ne qenkemi krejt të pafuqishëm për ta pastruar shtëpinë tonë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 30 Maj 2021, 10:38

Më të keqen e lamë pas, por me çfarë kosto!

Pas një periudhe të vështirë, që zgjati më shumë se 14 muaj, pranvera është kthyer sërish. Të dhënat e para flasin për rigjallërim të ndjeshëm të ekonomisë në v...

Editorial 25 Maj 2021, 12:54

Sfida e pamundur e kandidatëve të PD

Pavarësisht se Basha nuk e dha dorëheqjen për të hapur një garë të barabartë, duket se Partia Demokratike do të ketë një garë. Tre sfidantët e Bashës, megjithës...

Editorial 19 Maj 2021, 14:09

Bomba e SHBA mbi Berishën, si fundi i tranzicionit

Një zhurmë e fortë, si shpërthim u dëgjua sot në Tiranë dhe jo vetëm. Interesit të madh të publikut dhe mediave, nuk mundi t’u përgjigjej dot as policia. Disa j...

Editorial 17 Maj 2021, 18:30

Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës

Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulzim Basha është një vegël e Ramës, prej sot e kanë edhe një argument më shumë. Mënyra si u soll me an...

Editorial 15 Maj 2021, 11:45

Dy botët pa fitimtarë që krijoi 25 prilli

Më shumë se kurrë më parë, pas 25 prillit, janë krijuar dy botë me dy realitete, sigurisht të kundërta, në të njëjtin truall.  Në botën e “fitimtarëve“, zgjedhj...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni