Aktualitet

Pastori Akil Pano e thotë troç: Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri, praktikojnë ekzorcizmin…me familjen Josifi mund të jetë bërë eksperiment

Akil Pano shtoi më tej se gratë e familjes Josifi mund të jenë bërë edhe pjesë e një eksperimenti njerëzor, për të parë se sa mund të përballonin.
Featured image of article: Pastori Akil Pano e thotë troç: Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri, praktikojnë ekzorcizmin…me familjen Josifi mund të jetë bërë eksperiment Akil Pano, pastor

TIRANË– Pastori Akil Pano ka deklaruar hapur se në Shqipëri lëvizin grupë te rrezikshme njerëzish që praktojnë satanizmin dhe ekzorcizmin. E ftuar në studion e “Open”, Pano tha se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi nuk dukeshin normalë.

Akil Pano shtoi më tej se gratë e familjes Josifi mund të jenë bërë edhe pjesë e një eksperimenti njerëzor, për të parë se sa mund të përballonin.

Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale,”– tregon Pano.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment