Bota

Pasojat e tërmetit 6.3 Rihter në Kroaci/ Kryetari i komunës së Petrinjës: Sot askush nuk është normal

Darinko Dumbovic,ka deklaruar se problemi tani është strehimi i qytetarëve. Gjithashtu, sipas tij asgjë në vend nuk është më normale. Ndërkohë, që  ka shtuar se ndihmat ishin të menjëhershme, por duhet të bëhej një shpërndarje dhe një mirë menaxhim i tyre që të mos krijohej kaos edhe pse në kushtet e tilla menaxhimi do të ishte i vështirë.
Featured image of article: Pasojat e tërmetit 6.3 Rihter në Kroaci/ Kryetari i komunës së Petrinjës: Sot askush nuk është normal Darinko Dumbovic.

KROACI-Kryetari i komunës së Petrinjës, Darinko Dumbovic, vendi i cili u godit me shumë nga tërmeti në Kroaci ka deklaruar se problemi tani është strehimi i qytetarëve. Gjithashtu, sipas tij asgjë në vend nuk është më normale.

“Kjo ishte një goditje shumë e vështirë. Lëkundje të tjera janë regjistruar pas tërmetit shkatërrues. Njerëzit janë të traumatizuar, shqetësimi është i lartë dhe durimi është në limitet e secilit prej nesh. Sot në Petrinja, askush nuk është më normal”, tha Darinko Dumbovic.

Ndërkohë, që  ka shtuar se ndihmat ishin të menjëhershme, por duhet të bëhej një shpërndarje dhe një mirë menaxhim i tyre që të mos krijohej kaos edhe pse në kushtet e tilla menaxhimi do të ishte i vështirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëhet e ditur, po ashtu se tërmet shkatërrues kanë vijuar lëkundjet, ndërsa mëngjesin e sotëm në Petrinja u regjistrua një tjetër tërmet. Instituti Sizmologjik raportoi se tërmeti ishte 4,2 i shkallës Rihter. Ndërsa natën e kaluar Shërbimi Sizmologjik raportoi 46 tërmet të cilat u regjistruan në Petrinja.

Sakaq, gjatë tërmetit që ka ndodhur disa ditë më parë,  shtatë persona humbën jetën mes tyre dhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe një babë e bir.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment