Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË– Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia e koronavirusit dhe kufizimet për të frenuar përhapjen e saj kanë ndikuar negativisht aktivitetin e bizneseve, sidomos atyre të vogla. Këto të fundit nuk kanë arritur të përballojnë mbylljen e detyruar disa javore të aktivitetit, tkurrjen e konsumit, apo kufizimet në orare që ende vijojnë.
Të dhënat për subjektet që kanë kaluar në status pasiv, që përditësohen çdo ditë nga Drejtoria e Tatimeve dhe janë publike në faqen e saj, tregojnë se në nga 1 maji (kur filloi heqja graduale e kufizimeve) deri në 31 dhjetor, subjektet që kanë kaluar në status pasiv janë rritur me 38% në krahasim me të njëjtën oeriudhë të një viti më parë.
Gjithsej janë rreth 6,600 subjekte që rezultojnë të shtuara në listën e subjekteve passive në periudhën në fjalë, nga rreth 4800 për maj-dhjetor 2019.
Më të goditura rajonet që mbështeten tek turizmi
Të dhënat, sipas drejtorive rajonale tatimore, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se rajonet që e kanë të bazuar aktivitetin te turizmi kanë dhe rritjen më të lartë të mbylljeve të bizneseve për janar-dhjetor 2020, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, kur dhe turizmi arriti në kulmin e vet.
Në Vlorë, bizneset e kaluara në status pasiv për periudhën në shqyrtim janë 107% më të larta se një vit më parë. Në Sarandë, mbylljet janë rritur me gati 60%, në Shkodër me 64%, në Korçë me 56%. Në Kukës, ku përfshihet dhe Tropoja, që vitet e fundit ka zhvilluar turizmin malor, pezullimet e subjekteve janë rritur me 74%.
Më i favorizuar ka qenë Durrësi, ku bizneset për shkak të afërsisë me Tiranën dhe fluksit të lartë të shtetasve nga Kosova në shtator-tetor duket se kanë arritr të rezistojnë disi. Mbylljet e subjekteve, sipas Drejtorisë tatimore Rajonale Durrës janë rritur me 16% me bazë vjetore, në maj-dhjetor 2020.
Krizës nuk i ka shpëtuar as kryeqyteti, ku veprojnë rreth 40% e subjekteve të regjistruara në vend. Numri i bizneseve të kaluara në status pasiv në Tiranë është rritur me 35% për periudhën në shqyrtim.
Të dhënat e tatimeve tregojnë se në të gjitha rajonet, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv është rritur me ritme dyshofrore, me përjashtim të Lezhës (+7.6%) dhe Dibrës, që është e vetmja ku numri i subjekteve të mbyllura është më i ulët se në 2019-n (-10.4%).
Mbyllja e bizneseve rrit numrin e të papunëve
Mbyllja e bizneseve ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të të papunëve në vend. Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë që u referohen të dhënave administrative (të punësuarit me pagë të deklaruar zyrtarisht) tregojnë se, numri i të punësuarve ka rënë me gati 30 mijë persona gjatë 9 muajve të 2020-s, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s.
Sipas të dhënave administrative, shihet se nga totali prej 29 mijë e 600 personash, që kanë humbur punën gjatë një viti, mbi 10 mijë i takojnë sektorit privat, 17 mijë sektorit bujqësor dhe 1600 persona, sektorit shtetëror (për të papunët në sektorin bujqësor, të dhënat administrative i referohen Anketës së Forcës së Punës).
Në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave administrative, por dhe atyre nga Anketa, dolën të papunë rreth 50 mijë persona, si rrjedhojë e karantinës së ashpër, që detyroi mbylljen e qindra bizneseve dhe goditjes që eksportuesit morën nga rënia e porosive nga partnerët e tyre jashtë. Ndërsa në 3-mujorin e tretë, të dhënat administrative tregojnë një rimëkëmbje të dobët, ku 30 mijë persona ende janë jashtë tregut të punës.
Të dhënat e tjera sipas qarqeve, tregojnë se në rajonet ku mbylljet e bizneseve kanë pasur rritur më të lartë, kjo ka ndikuar në shtimin e papunësisë.
Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lartë vjetore te papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës.
Të dhënat mbi papunësinë sipas qarqeve tregojnë se Shkodra shënoi një rritje të treguesit në tremujorin e tretë me 6.4 pikë përqindje në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë, duke arritur në 15%, nga 8.6% në tremujorin e tretë 2019.
Pas Shkodrës, Vlora ishte qarku i dytë më rritjen e më të lartë të papunësisë me 3.3 pikë për qind (pp) në raport me një vit më parë, e ndjekur nga Korça me 2.4 pp rritje, Lezha me 2.4 pp përqind, Elbasani me 1.6 pikë pp dhe Berati me 0.5pp.
Në krahun tjetër Dibra dhe Gjirokastra shënuan rënie të normës së papunësisë në raport me një vit më parë përkatësisht me 3 dhe 1.9 pikë për qind. Më shumë se sa përmirësimi i tregut të punës në këto qarqe ka ndikuar tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë në Dibër dhe plakjes së popullsisë në Gjirokastër.
Me tej normat e papunësisë në tremujorin e tretë shënuan rënie vjetore edhe në qarkun e Tiranës me 1.7pp, Durrësit 1.5pp, Fierit 1.3pp dhe Kukësit me 1.3pp.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Të jetosh në periudhë pandemie është e vështirë për të moshuarit që jetojnë larg familjes, fëmijëve, të grumbulluar në azile. Kudo në botë, të moshuarit në shtë...
Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë të gjatë pasojaash: Më 1 janar presidenti serb,...
Një vit pas tërmetit të nëntorit 2019, kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 90% të dëmeve.Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, 92.5% e...
TIRANË– Tatimpaguesit duhet të dorëzojnë inventarin në mënyrë elektorike deri më 11 janar.Në njoftimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimev...
Shqiptarët më shumë se kushdo popullsi tjetër në rajon dhe Europë e ka më të pamundur të paguajë faturat e produkteve dhe shërbimeve bazike.Sipas barometrit të ...
Mbështetja e Grupit të Bankës Botërorë në Shqipëri ishte efektive në përmirësimin e menaxhimit fiskal, mbrojtjen sociale, forcimin e sektorit financiar, menaxhi...
Banka e Shqipërisë do të rifillojë këtë vit ankandet e blerjes së valutës, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.Për këtë qëllim janë planifikuar 14 an...
Qeveria shqiptare ka humbur në arbitrazhin ndërkombëtar përballë bashkimit të shoqërive Copri dhe AKTOR dhe duhet t’iu paguajë atyre një shumë rreth 45 milionë ...
Kompanitë shqiptare vlerësojnë se agro-përpunimi është një sektor që ka hapësira për tu zhvilluar e mbështetur drejt një rritjeje më të konsoliduar.Sipas një an...
Të gjithë aksionaret e kompanive të ashtuquajtura offshore (dmth origjina e aksionarëve të të cilëve është e panjohur) do të duhet të bëhen publike shumë shpejt...