Ekonomi

Pasojat e COVID-19/ Guvernatori Sejko flet me shifra: Ekonomia pritet të shënojë një rënie të madhe në 2020

VIDEO
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se ekonomia do të shënojë një rënie të madhe për këtë vit, duke shtuar se për shkak të pandemisë qytetarët kanë humbur 17 mijë vende pune.
Featured image of article: Pasojat e COVID-19/ Guvernatori Sejko flet me shifra: Ekonomia pritet të shënojë një rënie të madhe në 2020 Gent Sejko

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për shtyp ka folur lidhur me pasojat që pandemia e koronavirusit ka lënë në ekonominë shqiptare.

Në fjalën e tij, Sejko u shpreh se ekonomia do të shënojë një rënie të madhe për këtë vit, duke shtuar se për shkak të pandemisë qytetarët kanë humbur 17 mijë vende pune, megjithatë sipas tij politikat e ndjekura për përballimin e krizës kanë minimizuar efektet e saj.

BSH do të rishikojë buxhetin e shtetit. Ekonomia humbi 17 mijë vende punë. Ndërsa ekonomia shqiptare përsoi një rënie të lehtë. Sektori bankar mbetet i shëndetshëm. Ekonomia pritet të shënojë një rënie të madhe në 2020. Kreditë me probleme kanë rënë me 8.1%. Papunësia arriti në shifrat 11.4%. Paketat e deritanishme kanë ndihmuar në efektet e krizës. Inflacioni pritet të qëndroj pranë niveleve aktuale. Sipas të dhënave ekonomia u tkurr me 2.52%. Goditja e pandemisë, tregtia apo eksporti u tkurr me 33%. Miksi aktual i politikave fiskale dhe monetare është i duhur,”-u shpreh ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, Sejko u shpreh se zgjatja e pandemisë së COVID-19 do të sillte probleme për ekonominë, por ka shtuar se aktualisht në vend është rritur qarkullimi i parave “cash”.

“Ekonomia gjithsesi do të varet nga fakti sesa do të zgjasë pandemia e Covid-19. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Rikthimi i një vale të dytë të pandemisë do të rriste problemet. Gjatë kësaj periudha, depozitat janë rritur.Depozitat janë rritur dhe gjendja e cash është rritur. Po ashtu, është rritur paraja cash në qarkullim. Planet tona do të jenë në bazë të asaj si shkon gjendja me pandeminë,”- tha Sejko.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment