Aktualitet

Pasojat e AstraZenecas! Mira Rakacolli: Trompoza ndodh edhe pa bërë vaksinën, në Shqipëri s’kemi raste

Mira Rakacolli tha se edhe nëse rreziku për trompozë është real, mundësia është shumë e vogël, vetëm 0.007 në 1 mijë raste. 
Featured image of article: Pasojat e AstraZenecas! Mira Rakacolli: Trompoza ndodh edhe pa bërë vaksinën, në Shqipëri s’kemi raste Mira Rakacolli

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për pezullimin e vaksinës së AstraZenecas.

E ftuar në emisionin “Open”, Rakacolli tha se edhe nëse rreziku për trompozë është real, mundësia është shumë e vogël, vetëm 0.007 në 1 mijë raste. 

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Nuk mendohet se ka një lidhje me mpiksjen e gjakut me AstraZenecan. EMA është shprehur, thuhet se rastet po vlerësohen. Nga miliona doza të shpërndara janë shënuar vetëm 47 raste mpiksje gjaku. Numri është shumë i vogël. Çdo vend ka qëndrimin e tij, Belgjika, Serbia dhe Kroacia po e vazhdojnë. Trompoza ndodh edhe pa bërë vaksinën. Përderisa nuk është vërtetuar lidhja me trompozat, ne nuk kemi të drejtë të spekulojmë. Në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë rast. Edhe sikur të ndodhte, rreziku është shumë i vogël, është 0.007 për 1000 raste. COVID-i ka mundësi më të madhe. Në Angli janë ulur numrat,”-Mira Rakacolli.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment