Showbiz

Paskan 5 vite të lidhur! Young Zerka flet për herë të parë, tregon pse e ka mbajtur të fshehtë marrëdhënien me Ronelën

I pyetur nga Marina Vjollca se pse e mbajnë lidhjen të fshehtë, Zerka është përgjigjur se kanë dashur që të mos e ngatërrojnë jetën personale me punën.
Featured image of article: Paskan 5 vite të lidhur! Young Zerka flet për herë të parë, tregon pse e ka mbajtur të fshehtë marrëdhënien me Ronelën Young Zerka dhe Ronela Hajati

TIRANË– Këngëtari Young Zerka ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Klanifornia”, ku edhe ka folur hapur për lidhjen e tij me Ronela Hajatin.

I pyetur nga Marina Vjollca se pse e mbajnë lidhjen të fshehtë, Zerka është përgjigjur se kanë dashur që të mos e ngatërrojnë jetën personale me punën.

PJESË NGA INTERVISTA: 

PYETJA: Cila është arsyeja që e mabn të fshehtë lidhjen me Ronelën?

YOUNG ZERKA: Nuk duam që të njihemi që ata janë lidhur bla bla bla. Duam të njihemi për muzikën.

Më pas Zerka ka treguar se të dy kanë më shumë se 5 vite së bashku dhe kanë menaxhuar që ta mbajnë lidhjen e fshehtë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment