Politike

Paskal Milo rrëfen ngjarjen e 1998: Si nuk na lejuan ambasadorët të arrestonim Sali Berishën

Sipas Milos, edhe në luftën e Kosovës ka pasur “kompromise” të tilla, në emër të stabilitetit në rajon.
Featured image of article: Paskal Milo rrëfen ngjarjen e 1998: Si nuk na lejuan ambasadorët të arrestonim Sali Berishën

TIRANË- Paskal Milo i ftuar në “Open” tha se qëllimi kryesor i ndërkombëtarëve është stabiliteti edhe nëse ka demokraci në nivele të ulëta.

Madje për ta konkretizuar këtë, Milo tregoi se një rast të tillë e kishte pasur gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Jashtme në vitin 1998.

“Pas grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetin të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian. Thuajse njëzëri më tha se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do u ndërpresim të gjitha ndihmat” – tha Milo, duke e deklaruar se gjithçka e thënë ishte nën përgjegjësinë e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Milos, edhe në luftën e Kosovës ka pasur “kompromise” të tilla, në emër të stabilitetit në rajon. Pikërisht këtë shembull përdori Milo, teksa tha se Meta ka pasur takime intensive me ambasadorë dhe ka konstatuar se kanë qenë të njëanshëm.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment