Showbiz

“Paska qenë gallatë, gjoja pandemi”, ish-bashkëshorti i Eneda Tarifës shpërthen ndaj qeverisë, nuk përfitoi ndihmë pas mbylljes së biznesit

Në një status në rrjetet sociale, Zaloshnja ka publikuar edhe arsyetimin e qeverisë, që sipas producentit i ka thënë se biznesi i tij lejohet të punojë. Por, duke qenë se është ndaluar grumbullimi i njerëzve, producenti nuk ka se kujt t'ja ofrojë shërbimet e tij.
Featured image of article: “Paska qenë gallatë, gjoja pandemi”, ish-bashkëshorti i Eneda Tarifës shpërthen ndaj qeverisë, nuk përfitoi ndihmë pas mbylljes së biznesit Erjon Zaloshnja dhe Eneda Tarifa

TIRANË– Producenti Erjon Zaloshnja, ish-bashkëshorti i Eneda Tarifës, që ka një studio ku ofron shërbimet e tij si producent është shprehur se qeveria nuk i ka ofruar ndihmë, pavarësisht se biznesi i tij nuk punon, për shkak të izolimit nga Covid-19.

Në një status në rrjetet sociale, Zaloshnja ka publikuar edhe arsyetimin e qeverisë, që sipas producentit i ka thënë se biznesi i tij lejohet të punojë. Por, duke qenë se është ndaluar grumbullimi i njerëzve, producenti nuk ka se kujt t’ja ofrojë shërbimet e tij.

Biznesit tim i erdhi pergjigja se nuk perfitoj ndihme financiare pasi lejohet te funksionoje. Pra askush nuk qenka ndaluar te punoje? Per cfare u be gjithe kjo zhurme? Paska qene tip gallate gjoja ndihma, gjoja ka rene virus, gjoja pandemi, se qeveria i paska lejuar te gjithe te punojne, pavaresisht se ska lene kembe robi te dale nga shpia. Sesi mundem une te bej prodhime dhe sherbime audiovizive, te organizoj apo mundesoj teknikisht koncerte, kur grumbullimet jane ndaluar, kete ska algorithem apo Inteligjence Artificiale qe e gjen,”- shkruan Zaloshnja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej më shumë se një muaji, Shqipëria është futur në karantin për shkak të koronavirusit. Qeveria ka publikuar një plan masash, ku ka deklaruar se të gjithë ata që kanë humbur punën do të kompensohen me pagë nga shteti. Së fundmi, kryeministri Edi Rama është shprehur se paketa do të zgjerohet dhe pjesë e saj do të jenë edhe bizneset që pavarësisht se janë të lejuar ligjërisht, për shkak të situatës nuk mund të punojnë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment