Rajoni

“Paska pas kohë me numëru fustanet”/ U kritikua për veshjen e përsëritur, ambasadorja Çitaku qesh me komentin e fansit

Por duket se ka diçka që nuk shkon sa i përket paraqitjes, kjo pasi fustani me të cilin ajo shkoi në këtë mbrëmje, është cilësuar nga ndjekësit e ambasadores, si garderobë e përsëritur.
Featured image of article: “Paska pas kohë me numëru fustanet”/ U kritikua për veshjen e përsëritur, ambasadorja Çitaku qesh me komentin e fansit Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

SHBA- Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ishte e ftuar në darkën e iftarit që shtroi presidenti, Donald Trump pak ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka publikuar disa foto, ku duket se ka treguar më së miri hijeshinë dhe elegancën e saj femërore në këtë mbrëmje.

Por duket se ka diçka që nuk shkon sa i përket paraqitjes, kjo pasi fustani me të cilin ajo shkoi në këtë mbrëmje, është cilësuar nga ndjekësit e ambasadores, si garderobë e përsëritur.

Një komentues në rrjetin social Instagram, ka shkruar me ironi nëse mundet t’i blejë një fustan të ri asaj, duke ia kujtuar në data ditët ku Çitaku ka veshur të njëtin fustanin.

“A mundet ndonjë të krijojë një fondacion për ambasadoren Vlora Çitaku, kështu ne mund t’i blejmë asaj një fustan të ri. Ajo ka veshur të njëjtin fustan pa pushim. Më 26 dhjetor 2018, në një ditë me shoqërinë e saj. 28 dhjetor 2018 me miqtë. 5 dhe 6 prill 2019 në Loëa dhe tani me Donald Trump”, shkruan komentuesi.

Ky koment që mesa duket e ka bërë për të qeshur ambasadoren Çitaku, e cila nuk ka hezituar që ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory këtë postim.

Ok, marr shumë mesazhe, po ky më bëri me qeshë me lot. Paska pasë kohë njëri më e numëru sa herë e kam veshë të njëjtin fustan”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment