Showbiz

Pasi zhduku fotot, Ledri Vula ‘arratiset’ në vendin ekzotik me vajzën e ëndrrave, surprizë çifti shoqërues (FOTO)

Ledri Vula ka nisur pushimet në Maldives me të dashurën e tij Sara, por shoqërues të çiftit janë dhe Ermal Fejzullahu me bashkëshorten e tij, Ariana.
Featured image of article: Pasi zhduku fotot, Ledri Vula ‘arratiset’ në vendin ekzotik me vajzën e ëndrrave, surprizë çifti shoqërues (FOTO) Reperi, Ledri Vula dhe e dashura, Sara Hoxha.

Ledri Vula, disa ditë më parë rrëmbeu vëmendjen me veprimin e tij të papritur, duke fshirë të gjitha postimet e tij nga profili zyrtar në Instagram. Por, fill pas këtij veprimi, këngëtari ka vendosur të nisë pushimet në destinacionin ekzotik.

Postimi i Ledri Vulës.

Së bashku me të dashurën e tij Sara, me të cilën përflitet prej kohësh për një histori dashurie, Ledri Vula ka preferuar të ndajë udhëtimin dhe me mikun e tij, Ermal Fejzullahun. Udhëtimin e tyre të përbashkët e ka bërë me dije “Prive.al”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka qenë Ariana Fejzullahu, ajo që ka ndarë foto nga udhëtimi i saj, drejt destinacionit të preferuar, Maldives. Ndërkohë nuk kanë munguar as fotot e Sarës nga pamjet magjike të vendit.

Postimi i Ariana Fejzullahut.

(R.L:E.K/Dosja.al)

Shto Koment