Aktualitet

Arrestohet Agron Tanushi që vrau ish-kunatën me pushkë, Policia: Pas krimit të rëndë u fsheh në Lushnje

Policia ka arrestuar Agron Tanushin, i cili vrau me pushkë ish-nusen e vëllait, Jetmira Hasani. Ai është arrestuar në Lushnje, disa orë pas krimit të rëndë.
Featured image of article: Arrestohet Agron Tanushi që vrau ish-kunatën me pushkë, Policia: Pas krimit të rëndë u fsheh në Lushnje Agron Tanushi

TIRANË- Arrestohet Agron Tanushi, autori i vrasjes së djeshme në Bathore të Tiranës. Tanushi vrau mbëmjen e djeshme në banesën e tij ish- kunatën Jetmira Hasani, 34-vjeç. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë Tanushi u largua nga Tirana dhe u fsheh në një lagje të Lushnjes.

Ai qëndroi vetëm disa orë në arrati dhe u arrestua nga Policia mesditën e sotme. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, të llojit pushkë.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara, bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen J. H., 34 vjeçe. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore. Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment