Aktualitet

Pasi transmetuan gruan e kriminelit “Arkan”, RTSH nuk heq dorë nga muzika serbe, e transmeton gjatë ndërrimit të viteve (VD)

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Radio Televizionin Shqiptar është pritur me muzikë serbe, ndryshe nga televizionet kombëtare që kishin ftuar këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, duke mos munguar as vallet popullore. 
Featured image of article: Pasi transmetuan gruan e kriminelit “Arkan”, RTSH nuk heq dorë nga muzika serbe, e transmeton gjatë ndërrimit të viteve (VD) Pamje nga transmetimi

TIRANË– Kanalet televizive ditën e djeshme kanë qënë në maratonë transmetimi në kuadër të ndërrimit të viteve duke nxjerrë në pah punën e tyre më të mirë.

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Radio Televizionin Shqiptar është pritur me muzikë serbe, ndryshe nga televizionet kombëtare që kishin ftuar këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, duke mos munguar as vallet popullore. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skandali/ Radio Televizioni Shqiptar vendos muzikë serbe natën e ndërrimit të viteve on Vidnews.

Nuk dihet pse është bërë një përzgjedhje e tillë muzikore, ku nuk përjashtohet edhe një ‘mix’ i kulturës ballkanike. Pak kohë më parë, Autoriteteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen kanalit shqiptar RTSh-së pasi ky i fundit transmetoi disa këngë të këngëtares serbë Ceca, e njohur për pozicionimin e saj kundër shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

3 Komente në “Pasi transmetuan gruan e kriminelit “Arkan”, RTSH nuk heq dorë nga muzika serbe, e transmeton gjatë ndërrimit të viteve (VD)

  1. BRAVO, JU PTARIOTET. PO LE TI TRANSEMETOJE, CFARE TE KEQE KA. NESE NUK I DO MOS I SHIH

  2. Qendrime naive dhe krejt pavend. Arkani gjeti fundin e vet, nderkohe jeta vazhdon per te gjithe. Kur Ceca te shohe qe e transmetojme ndoshta do te na doje me shume. Por edhe po nuk na deshi nuk duhet te jemi kaq budallenj.

  3. Pirro eshte e thjesht. Kur TVSH mos mbahet me taksat e mia le te transmetoj cfare te dojd. Per sa kohe une paguaj cdo muaj direkt dhe shume here indirekt kete kanal televizim me lind e drejta te indinjohem e te kerkoj llogari.

Shto Koment