Politike

Pasi pranoi mandatin, Ylli Shehu: Nuk doja t’i prisja në besë votuesit e mi. Mehmetaj: Janë votat e LSI-së (VIDEO)

Ylli Shehu, deputeti i LSI-së që ka pranuar mandatin u shpreh se nuk do i presë në besë votuesit e tij dhe pastaj mori këtë vendim.
Featured image of article: Pasi pranoi mandatin, Ylli Shehu: Nuk doja t’i prisja në besë votuesit e mi. Mehmetaj: Janë votat e LSI-së (VIDEO) Deputeti i ri i LSI-së Ylli Shehu
Përditësuar:

Tiranë-Një debat ka pasur mbrëmjen e djeshme në emision “Dritare me Rudinën”  mes Ylli Shehut, deputetit që pranori mandatin, Kejdi Mehmetajt dhe Shpëtim Nazarkos.

Nga një linjë telefonike Ylli Shehu u shpreh se nuk do i presë në besë votuesit e tij.

“Unë e kam deklaruar se jam deputet i LSI-së pavarësisht vendimit që do të marrë kryetarja e LSI-së. Në 2013 e dinë shumë mirë të gjithë sesi i kam marrë votat. Noka mund të flasë çfarë të dojë por nuk mund t’i presë në besë votuesit e mi. “, u shpreh Shehu.

Por menjëherë ka reaguar ish-deputetja e LSI-së e cila u shpreh se ata që kanë votuar Shehun janë votuesit e LSI-së.

Nazarko u shpreh ndaj Mehmetajt:  Në shumë vende ti do ishe dënuar që le mandatet.  Por ajo iu përgjigj duke i thënë analisti i lerë deklaratat bombastike.

DEBATI: 

Kejdi Mehmetaj: Ata nuk përfaqësojnë LSI. Janë ca individë që nuk i bëjnë dot ballë kërkesave, parave, presioneve ndoshta. Di t’ju them se ata individë që janë ulur sot aty kanë fituar angazhimin negativ të qytetarëve, humbjen e respektit.

Flamur Noka: Ishte pazari i gjësë së gjallë, mbushi kazanin e zotit Rama. Janë blerë të gjithë me paratë e drogës dhe krimit, e vdekur nuk përfaqësojnë opozitën. Ata do jenë deri në qershor dhe do ikin bashkë me Edi Ramën.

Ylli Shehu: Pavarësisht vendimit të ndërmarrë nga kryetarja e LSI që më ka përjashtuar, s’mund t’i pres në besë votuesit e mi, se në 2013 e dinë mirë të gjithë se si i kam marrë unë votat personalisht. Noka të flasë ç’të dojë por unë nuk mund t’i pres në besë votuesit e mi.

Kejdi Mehmetaj: Janë votuesit e LSI

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ylli Shehu: Edhe ajo mund të flasë si të dojë, mund të fliste edhe në 2015 kur unë u bëra pjesë e LSI.

Kejdi Mehmetaj: Në këtë moment që ne flasim qytetarët kanë votuar për partinë janë strukturat ato që vendosin për mandatet tona

Shpëtim Nazarko: Në shumë vende ti do ishe dënuar që le mandatet.

Kejdi Mehmetaj: Lëri deklaratat bombastike ti.

Ylli Shehu: Po normal që do bëj opozitë. Zonja Mehmeti le të thotë çfarë të dojë, zonja Mehmeti mund të fliste edhe në 2015 kur u bëra pjesë e LSI-së unë.

Video marrë nga Ballkan web

J.V/Dosja.al

 

Një Koment në “Pasi pranoi mandatin, Ylli Shehu: Nuk doja t’i prisja në besë votuesit e mi. Mehmetaj: Janë votat e LSI-së (VIDEO)

  1. Eshte ne terezi ky Ylli Shehu?! Kush te ka votuar ty, more debil? Sipas sistemit zgjedhor aktual (qysh nga 2008) populli voton partine e jo individin.

Shto Koment