Showbiz

Pasi pa Gazin edhe Rezart Veleshnja vendos të martohet, por ka një kërkesë për Amin (VIDEO)

Pas Gaz Pajës, aktori Reazart Veleshnja vendos të martohet, por falë Ermalit dhe Amit dasmën do ta ketë falas.
Featured image of article: Pasi pa Gazin edhe Rezart Veleshnja vendos të martohet, por ka një kërkesë për Amin (VIDEO) Rezart Veleshnja, Xhemi Shhu dhe Ami.

TIRANË- Këtë gjë i premtoi Ermal Mamaqi mikut të tij, gjatë mbrëmjes së kaluar, të ftuar në dasmën e Gaz Pajës dhe Ira Seferit.(Lexo këtu)

Në një video të postuar nga vetë Rezarti, ai e pyeti Ermalin dhe Amin live nëse ata do t’i heqin shpenzimet e dasmës dhe ata pranuan pa asnjë lloj hezitimi.

Rezart Veleshnja: Ermal Mamaqi do të bëjë një deklaratë. Nëse unë bëj dasmën Ermal çfarë do bësh ti?

Ermal Mamaqi: Në momentin që Rezart Veleshnja bën dasmën e ka të gjithën falas.

Rezart Veleshnja: Ami , a je dakord?

Amarda Toska: Jam shumë dakord për ty çdo gjë.

Rezart Veleshnja: Kështu që ejani vajza martohuni me mua sa më shpejt se dasma është falas.

E vetmja gjë që i mbeti Rezartit të bëjë është të kërkojë nusen!

L.K/Dosja.al

Shto Koment