
Përditësuar:
GREQI– Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi pasi disa ditë më parë kërcënoi një 15-vjeçar me thikë për t’i grabitur një varse floriri që kishte në qafë.
Incidenti ndodhi në qytetin Çalkida të ishullit Euboea, ku i riu nga Shqipëria vetëm dy ditë pas rastit të parë grabiti një të mitur tjetër. Teksa e pikasi vetëm, 28-vjeçari shqiptar sulmoi një të mitur tjetër dhe i mori celularin.
Tanimë i riu është arrestuar nga Policia dhe është në pritje të dënimit nga drejtësia greke pasi mbi të rëndojnë akuzat e grabitjes me dhunë.
Marrë nga LamiaReport
(I.A./dosja.al)