AktualitetShowbiz

Mehmet Qema u vra me armë zjarri në Tiranë! Meriton Mjekiqi ndan foton me 27-vjeçarin: Je gjithmonë në zemrën time, ishallah shihemi në botën tjetër…

Meriton Mjekiqi ka bërë postimin prekës për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të mikut të tij Mehmet Qemës si pasojë e goditjes me armë zjarri nga miku i tyre i përbashkët Marjus Dema.
Featured image of article: Mehmet Qema u vra me armë zjarri në Tiranë! Meriton Mjekiqi ndan foton me 27-vjeçarin: Je gjithmonë në zemrën time, ishallah shihemi në botën tjetër… Mehmet Qema, Meriton Mjekiqi

KOSOVË– Moderatori Meriton Mjekiqi ka reaguar ditën e sotme pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të mikut të tij Mehmet Qemës, si pasojë e goditjes me armë zjarri nga miku i tyre i përbashkët Marjus Dema.

Nga një postim në ‘Instagram-in’ e të ndjerit shihet që vetëm pak ditë më parë Meritoni dhe një grup me disa djem ndër ta dhe Mehmet Qema ishin mbledhur dhe postuan foto në grup.

Meriton Mjekiqi, Mehmet Qema

Në postimin e Mjekiqit krahas fotos së bashku me viktimën shkruhet:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do na mungosh, Të dua dhe pse nuk je më në mesin tonë vëllai im, gjithmonë je në zemrën time. Shihemi ishallah në botën tënde BigG”

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Autori i krimit, Marjus Dema dhe të pranishmit Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi janë dorëzuar në polici.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment