Bota

Pas vizitës në Doha për zgjidhje paqësore në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan nesër do të vizitojë Qipron

Mosmarrëveshja mes Greqisë, Qipros dhe Ankarasë duhet të zgjidhet në një mënyrë diplomatike dhe paqësore ka thënë Pompeo para gazetarëve të enjten ndërsa udhëtonte për në Doha.
Featured image of article: Pas vizitës në Doha për zgjidhje paqësore në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan nesër do të vizitojë Qipron Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo

SHBA–  Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo do të udhëtojë në Qipro ditën e nesërme në një përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje “paqësore” të tensionit në Mesdheun Lindor, ndërsa i bën thirrje Turqisë të tërheqë anijet e saj, raportojnë mediat e huaja.

Mosmarrëveshja mes Greqisë, Qipros dhe Ankarasë duhet të zgjidhet në një mënyrë diplomatike dhe paqësore ka thënë Pompeo para gazetarëve të enjten ndërsa udhëtonte për në Doha.

“Unë do të punoj edhe për atë projekt, duke u përpjekur të sigurohem që të kuptoj rreziqet që shoqërohen nga perspektiva e njerëzve të Qipros.”-deklaroi Pompeo.

Ai shpreson se pasuritë ushtarake që janë atje të tërhiqen paqësisht duke pasur një dialog mes palëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shpresojmë që do të ketë biseda të vërteta dhe shpresojmë që pasuritë ushtarake që janë atje do të tërhiqen në mënyrë që këto biseda të mund të zhvillohen.”- përfundoi Pompeo.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment