Aktualitet

Pas Urës Vajgurore kërkohet ndryshimi i emrit të Sarandës, ja propozimi i sarandjotëve

Sarandjotët kanë hedhur idenë për t'ja ndërruar qytetit emrin në Onhezmi.
Featured image of article: Pas Urës Vajgurore kërkohet ndryshimi i emrit të Sarandës, ja propozimi i sarandjotëve Saranda

SARANDË -Pas Urës Vajgurore, është hedhur ideja për ndryshimin e emrit të qytetit të Sarandës. Ideja është proprozuar nga Plarent Mamaca, biri i notarit Esat Mamaca , shkruan Sarandaweb.

Mamca ka diskutuar për ndryshimin e emrit në një prej grupeve të komunikimit të qytetarëv sarandojotë. Ai ka proprozuar rikthimin e emrit Onhezmi, që ka pasur dikur qyteti i Sarandës.

Diskutantët kanë mirëpritur idenë, ndërsa kanë shtuar se për një gjë të tillë duhet bërë referendum.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lashtësi, Onhezmi ka dy kuptime, e para është një erë juglindore e cila lehtësonte udhëtimet dhe e dyta sipas legjendave vjen nga babai i Eneas, Onkizi. Kurse gjatë pushtimit fashist, Saranda ka mbajtur edhe emrin “Porto Eda”, për nder të vajzës së diktatorit Benito Musolini. Ndërsa emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohen Dyzet Shenjtorëve.

Ndërkohë Bashkia e Urës Vajgurore, vendosi pak muaj më parë të ndryshojë emrin në Dimal. Ky ishte emri me të cilin zona njihej në lashtësi.

(g.sh./dosja.al)

4 Komente në “Pas Urës Vajgurore kërkohet ndryshimi i emrit të Sarandës, ja propozimi i sarandjotëve

  1. Po kujt po i duhet se cfare mendon ky mendjefyell? Saranda eshte emer shume i bukur dhe unikal qe i pershtatet me se miri qytetit tone te vogel bregdetar, shume i thjeshte per tu shqiptuar ne cdo gjuhe te botes, qe edhe thjesht si emer i terheq turistet. Zoteria motivohet thjesht nga pikepamjet e tij obskurantiste fondamentale te lidhura me fene, nisur nga etimologjia e fjales ‘Saranda’ qe vjen nga greqishtja dhe perkthehet 40 shenjtoret. Por fondamentalizmin e radikalizmin ta mbaje per vehte, e te mos na tregoje "zgjuarsira" si Don Kishot. Qenka frymezuar nga ndryshimi i emrit te "Ures Vajgurore". Por ndoshta kesaj te fundit me te drejte i duhej ndryshuar🤣🤣Si mendoni a krahasohen dy emrat ndermjet tyre???

  2. Per cfare do sherbente ky ndryshim idiotesk perpos faktit qe do na rishfaqte dhe njehere ne sy te gjithe botes si nje vend qe nuk njeh as historine e tij? Cfare jane keto propozime me baza fondamentaliste? Mos ndoshta ju ka thene njeri qe fjala "Onhezm" eshte me etimologji shqipe? Epo te nderuar "propozues dhe diskutante" po te lexoni pak me teper do e kuptoni qe dhe vete fjala e propozuar prej jush ka perseri etimologji greke dhe daton qe ne fundshekullin e III. Po te jete keshtu, a nuk ja heqim dhe Butrintin se dhe aty ka ca gjurme Helene? Apo te heqim dhe emrin e Ksamilit se dhe ai ka disa ngjyrime te gabuara sipas mosnjohurise se "diskutanteve". Me mire t’ia shuajme fare historine ketij qyteti te vogel por kaq te bukur bregdetar! Dhe ne fakt nuk do dija se kujt VERTET do i vinte mbare ky fakt! Lerini keto tymnaja te ngritura ne nje dite-nate vere dhe te nderuar diskutante, diskutoni pak per problemet aktuale te qytetit. Per bulevardin qe prishet e asnjehere nuk behet si duhet nga asnje qeveri; per ujin qe dhe pse reklamoni qe eshte 24 ore ne 24, kjo genjeshter rendon ne kurriz te qytetareve; per pandemine dhe masat parandaluese qe NUK keni marre per perhapjen e saj (dilni nje xhiro ose neper plazhe ose neper lokale per te pare se sa pak respektohet protokolli anti-Covid); per varferine dhe papunesine qe po mbyt banoret e Sarandes dhe lerini tymnajat e ngritura ne nje kohe kaq te bukur vere. Apo mos ndoshta kjo tymnaje ju sherben per terheqjen e vemendjes nga problemet reale qe mbart qyteti? Me duket se ketu ka vend ajo shprehja e bukur e te mencurit popull kur thote: "hodhi nje i marre nje gure ne lume dhe u zhyt gjithe njerezia per ta gjetur gurin!" Nese propozuesi ka nevoje per ndryshime, fundja le te shkoje te ndryshoje emrin e tij e le ta quajme Onhezem. Pune e madhe fort! Keshtu te nderuar diskutante lereni te qete emrin e qytetit tone te bekuar ashtu si nenkupton dhe vete permbajtja e tij oseeeee…. do ju qortoje historia!

  3. Vertet me mendoni se do ndryshohet emri I Sarandes.Po ti qenke pa tru fare mor djale.Te rrofte shkolla qe ke.Oreksi vjen duke ngrene thot populli .dhe ju kete po e vertetoni nga dita ne dite.Mos umerni me emrat e qyteteve po meruni me hallet e popullit.jepuni zgjidhje problemeve dhe leni zgjuarsite e teperta.do dilni krejt idiota.

  4. O TI "onhezmiani" mamaca…..se ti dhe ai tjetri mamaqi…keni dhe mbiemra te bukur….rregulloni nje here tuajin….pastaj merruni me SARANDEN. He figure…mamaca….

Shto Koment