Bota

Donald Trump i mbyllet një tjetër ‘megafon’, Youtube i bllokon kanalin

Lajmin e ka bërë të ditur Metro.co.uk, e cila shkruan se pezullimi vjen për shkak të rrezikut të shpërndarjes së videove me motive dhune.
Featured image of article: Donald Trump i mbyllet një tjetër ‘megafon’, Youtube i bllokon kanalin Donald Trump

SHBA- Platforma e videove, Youtube ka bllokuar llogarinë e Donald Trump për të paktën 1 javë. Lajmin e ka bërë të ditur Metro.co.uk, e cila shkruan se pezullimi vjen për shkak të rrezikut të shpërndarjes së videove me motive dhune. E gjithë llogaria e Trump është pezulluar e gjitha përfshi edhe komentet në kanalin e tij.

“Pas shqyrtimit dhe në dritën e shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J Trump për shkeljen e politikave tona. Tani ka penalizimin e tij të parë dhe ndalohet përkohësisht të ngarkojë përmbajtje të re për * minimum * 7 ditë. Duke pasur parasysh shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me dhunën, ne gjithashtu do të çaktivizojmë në mënyrë të pacaktuar komentet në kanalin e Presidentit Trump, siç kemi bërë në kanale të tjera ku ka shqetësime të sigurisë të gjetura në seksionin e komenteve,” thuhet në deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më parë Trump është pezulluar edhe nga rrjetet sociale si Twitter, Facebook dhe Instagram për shkak të thirrjeve për protestë që bëri në 6 janar në Capitol Hill.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment