Sport

Pas Trashit, një tjetër futbollist drejt largimit, sirena qipriote për mesfushorin

Sipas “Kerkida.net”, një përfaqësues i Telushit ka komunikuar me klubin e madh qipriot, Anorthosis, për të arritur një akord
Featured image of article: Pas Trashit, një tjetër futbollist drejt largimit, sirena qipriote për mesfushorin Futbollistët e Partizanit

TIRANË– Pas largimit të Lorenc Trashit një tjetër futbollist pritet të largohet nga klubi i Partizanit. Bëhet fjalë për Bruno Telushin. Mesfushori vlonjat nga data 1 korrik do të jetë lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me të kuqtë dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë sezonin e mbetur apo jo.

Bruno Telushi në mediat qipriote

Sipas “Kerkida.net”, një përfaqësues i Telushit ka komunikuar me klubin e madh qipriot, Anorthosis, për të arritur një akord. Nga nesër, Telushi është lojtar i lirë, por zyrtarët e klubit të madh qipriot nuk kanë konfirmuar ende asgjë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment