Bota

Pas tragjedisë me 39 të vdekur, zbulohen 12 refugjatë të tjerë në kamion frigoriferik rrugës për Angli

Shoferi i kontenjerëve po transportonte fruat dhe perime dhe ishte po ai që telefonoi policinë, pasi dyshonte se kishte njerëz në kamionin e tij.
Featured image of article: Pas tragjedisë me 39 të vdekur, zbulohen 12 refugjatë të tjerë në kamion frigoriferik rrugës për Angli Kamioni me 39 refugjatët e vdekur u zbulua në Angli një javë më parë

BELGJIKË- Të martën mbrëma, 12 refugjatë janë gjetur të gjallë brenda frigoriferëve në një kamion në Belgjikë. Shoferi i kontenjerëve po transportonte fruat dhe perime dhe ishte po ai që telefonoi policinë, pasi dyshonte se kishte njerëz në kamionin e tij. “Mbrëmë kemi marrë një telefonatë nga një shofer kamioni, i cili tha se dyshonte se kishte njerëz brenda frigoriferëve në kamionin e tij. Kur ndërhymë pamë që vërtet kishte njerëz. Aty gjetëm 12 refugjatë sirian dhe sudanezë“, tha Sarah Frederick nga policia federale.

Të 12 refugjatët janë gjetur të gjithë të shëndetshëm dhe janë çuar në Departamentin e Emigracionit. Autostrada Evropiane E34 është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të rrugëve të Kombeve të Bashkuara që lidh Gjermanin me Zeebruge, portin kryesor ku kaloi kamioni që transportonte 33 persona të vdekur në Essex Angli. Kamionët me frigorifer shpesh përdoren për të kontrabanduar njerëzit sepse sistemi i skanuesit është më i lehtë për t’u anashkaluar, raporton brusselstimes.

Para një jave në portin e Essexit në Angli u gjetën të vdekur në një kamion frigoroferik 39 refugjatë vietnamezë. Në lidhje me këtë ngjarje tragjik është arrestuar shoferi 25-vjeçar i kamionit dhe pronarët e kamionit.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment